Arritja e auditimeve me cilësi të lartë

2020-03-11 - 10:00

Auditimet me cilësi të lartë të pasqyrave financiare janë thelbësore për organizatat e fuqishme, tregjet financiare dhe ekonomitë. Përderisa auditimet historikisht janë fokusuar në rritjen e besimit të investitorëve dhe ofruesve të tjerë të kapitalit, akterët e tjerë relevant përfitojnë gjithashtu duke përfshirë drejtorët, menaxhmentin, punonjësit, analistët, rregullatorët, agjensionet e klasifikimit, klientët, furnitorët dhe publiku i gjerë. Duke pasur parasysh këtë kontekst, auditimet me cilësi të lartë i shërbejnë qartë interesit publik.

Bisedime të rëndësishme po zhvillohen në të gjithë botën në lidhje me raportimin e korporatave, cilësinë e auditimit, pritjet nga akterët relevant dhe qeverisjen e korporatave. Është esenciale që politik bërësit të adoptojnë një perspektivë të balancuar dhe të evidentuar që njeh suksesin e auditimit të përgjithshëm dhe të krijuar prej kohësh, i cili në mënyrë efektive rregullon proporcionalisht çdo mangësi në një frymë të përmirësimit të vazhdueshëm.

Arritja e auditimeve me cilësi të lartë kërkon një ekosistem i cili funksionon mirë dhe mbështetet në etikë dhe pavarësi, parapërgatitje për arritjen e auditimeve me cilësi të lartë. Ky ekosistem përfshin një sërë faktorësh dhe pjesëmarrësish përfshirë individët e duhur, qeverisjen e duhur dhe rregullimin e duhur. Këto elementë duhet të punojnë së bashku për të prodhuar një auditim të duhur që plotëson pritjet e akterëve relevant. Cilësia e auditimit duhet të vlerësohet me matjet e duhura. Në mungesë të ndonjë prej këtyre përbërësve, auditimi mund të mos përmbushë pritjet e akterëve relevant.

Të gjithë pjesëmarrësit në ekosistemin e auditimit dhe të sigurisë duhet të veprojnë për të përmirësuar procesin e auditimit, grupin e aftësive dhe mendjen e profesionistëve të kontabilitetit, aktivitetet e qeverisjes së kompanive dhe firmave, rregulloret dhe standardet që mbështesin raportimin e entitetit dhe sjelljen e auditorit, dhe se si cilësia e auditimit vlerësohet.

PROCESI I DUHUR PERSONELI I DUHUR QEVERISJA E DUHUR RREGULLATORI I DUHUR MATJA E DUHUR THIRRJE PËR VEPRIM

Artikulli i shkruar nga: Federata Ndërkombëtare e Kontabilitetit dhe Auditimit - IFAC