Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik

2017-09-20 - 01:27

Auditor i Çertifikuar në Financa Publike është ai person eksperienca dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare të institucioneve publike në mënyrë që të sigurojë menaxhimin korrekt të financave publike. Auditorët e Çertifikuar të Financave Publike kryejnë kontrolle në llogaritë e të gjitha institucioneve publike. Ata sigurojnë që financat e tyre janë të shëndosha dhe se të gjitha standardet ligjore dhe të raportimit financiar janë përmbushur.

Për të kaluar në nivelin Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik, kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin Teknik i Kontabilitetit.

Niveli Teknik i Kontabilitetit është rrugë e përbashkët për të dy çertifikimet edhe atë në sektorin privat edhe publik. Kandidatët mund të zgjedhin mundësitë nëse dëshirojnë të çertifikohen për sektorin publik.

Auditorët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:

  • Kryeni detyrat operacionale të menaxhimit financiar brenda për brenda një organizate të sektorit publik
  • Kryeni procesin e planifikimit dhe buxhetimit përmes të cilit identifikohet totali i resurseve që duhet mobilizuar
  • Vendosni prioritetit dhe vendimet për shfrytëzimin e resurseve si dhe vendimet për alokimet buxhetore për njësitë operuese të nivelit qendror dhe atij lokal
  • Përgatisni pasqyrat financiare për përdorim të jashtëm për organizatat e sektorit publik si një njësi ekonomike ose si kombinim i grupit, duke zbatuar SNKSP-të
  • Të analizoni dhe interpretoni pasqyrat financiare të organizatave të sektorit publik duke përdorur koeficientet
  • Kuptoni të hyrat dhe shpenzimet publike si dhe identifikoni sistemet kryesore të taksave dhe vlerëson ndikimin e tyre në sektorin financiar publik
  • Përdorni Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar në Kosovë (SIMFK)
  • Vlerësoni të dhënat, të peshoni pasojat strategjike të vendimeve dhe të jepni këshilla për drejtimet alternative të veprimeve
  • Kuptoni dhe kryeni procesin e qeverisjes së korporatave, të sistemeve, strukturave, rrjeteve, politikave dhe procedurave me të cilat ajo arrihet
  • Përshkruani kornizën e kontrollit të brendshëm të financave publike në organizatat e sektorit publik, kontributin e tij në qeverisjen e mirë, dhe marrëdhëniet e tij me funksionimin e auditimit të brendshëm
  • Përshkruani se si menaxhohen rreziqet për arritje të qeverisjes së mirë
  • Kryeni auditimin e institucioneve shtetërore dhe publike në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI)

Kualifikimi

Për t’u kualifikuar ‘Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik’ sipas skemës së përbashkët ShKÇAK-CIPFA, ekzistojnë dy mundësi:

1) Anëtarët e ShKÇAK të cilët kanë thirrjen ‘Auditor i Çertifikuar’ dhe kanë 5 apo më shumë vite përvojë pune në sektorin publik, mund të fitojnë thirrjen më të lartë në ShKÇAK dhe CIPFA për sektorin publik, konkretisht Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik pa iu nënshtruar asnjë provimi shtesë.

2) Të kualifikohen si Teknik i Kontabilitetit në ShKÇAK dhe pastaj do të kenë mundësinë të ndjekin trajnimin profesional të këtij programi i cili përbëhet nga gjashtë lëndë.

  • Edukimi universitar: kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit baçelor.
  • Edukimi profesional: kandidatët duhet të kenë ndjekur trajnimin profesional të këtij programi dhe duhet të kenë kryer të gjitha provimet e parapara.
  • Përvoja praktike: kandidatët duhet të kenë së paku 3 vite përvojë pune në sektorin publik në financa, auditim ose në ndonjë pozitë ekuivalente. Përvoja praktike mund të realizohet para ose pas regjistrimit në programin çertifikues por thirrja mund të fitohet vetëm pas arritjes së të gjitha kërkesave të programi çertifikues.
  • Kodi i etikës: kandidatët duhet të respektojnë kërkesat e Kodit të Etikës të IFAC/FNK.

Kushtet paraprake për regjistrim

  • Kualifikimi si Teknik i Kontabilitetit
  • Tre (3) vite  përvojë  pune  në  sektorin  publik

Planprogrami për Auditor të  Çertifikuar të Sektorit Publik

Trajnimi për kualifikimin Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme:

Lënda 1. Menaxhmenti Financiar dhe Buxhetimi

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Roli i menaxhimit financiar dhe të thesarit në sektorin publik
  • Menaxhimi i thesarit
  • Vlerësimi i investimit dhe vënia e çmimeve
  • Rreziku dhe Menaxhimi  i kapitalit qarkullues
  • Planifikimi Strategjik
  • Sistemi Informativ i Menaxhimit të Financave Publike në Republikën e Kosovës (SIMFK)
  • Buxheti kombëtar
  • Konceptet bazë dhe përgatitja e buxhetit
  • Aspektet kryesore të sistemit të financimit për nivelin komunal

Lënda 2. Raportimi Financiar i Sektorit Publik

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Natyra e organizatave të sektorit publik dhe objektivat e tyre
  • Objektivat e raportimit financiar të jashtëm brenda sektorit publik
  • Roli dhe rëndësia e SNKSP në kontabilitetin e sektorit publik dhe raportimin financiar
  • Prezantimi dhe shpjegimi i kërkesave të SNKSP-ve
  • Zbatimi i parimeve dhe teknikave të kontabilitetit për përgatitjen e pasqyrave financiare akruale
  • Kombinimet e grupeve tek shërbimet publike dhe përgatitja e rregullimeve e kontabilitetit
  • Zbatimi i koeficientëve standard financiar

Lënda 3. Financa Publike dhe Sistemi Informativ

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Natyra dhe karakteristikat e shpenzimeve publike
  • Burimet e financimit në shërbimet publike, format e të hyrave dhe financimi i kapitalit
  • Origjina dhe implikimet e huamarrjes publike dhe borxhit në tregjet financiare
  • Natyra dhe ndikimi i huamarrjes publike dhe borxhit në tregjet financiare
  • Teoria e tatimeve dhe natyrës së sistemeve tatimore në juridiksione të ndryshme
  • Modulet e SIMFK dhe Plani kontabël
  • Kodet Offset dhe Llogaria Bankare
  • Shpenzimet dhe të Hyrat
  • Kontrolli i Brendshëm i Financave Publike në Republikën e Kosovës

Lënda 4. Planifikimi Strategjik dhe Zhvillimi i Politikave

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Strategjia e Biznesit dhe çështjet e mjedisit
  • Konkurrentët, klientët dhe palët e interesuara
  • Aftësitë dhe zgjedhjet strategjike
  • Proceset e biznesit
  • Përmirësimi i proceseve
  • Biznesi dhe Marketingu elektronik
  • Menaxhimi i projekteve
  • Udhëheqja, performanca dhe shpërblimet
  • Menaxhimi i ndryshimeve strategjike dhe zhvillimi strategjik

Lënda 5. Qeverisja, Rreziku dhe Kontrolli

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Hyrje në Qeverisje dhe Kontroll
  • Strukturat e Politikave në Sektorin Publik
  • Strukturat Ligjore dhe Administrative
  • Strategjia dhe Planifikimi
  • Qeverisja dhe Llogaridhënia
  • Parimet e Standardeve në Jetën Publike dhe Standardet Profesionale
  • Konceptet e Rrezikut
  • Konceptet dhe Përforcimi i Menaxhimit të Rrezikut
  • Konceptet e Kontrollit dhe Kontrollet në Praktikë
  • Kontrolli i Transaksioneve dhe i Aseteve
  • Kontrolli dhe Rreziqet e Teknologjisë Informative
  • Kontrolli i Brendshëm në Financat Publike

Lënda 6. Metodologjia e Auditimit

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Sigurimi i cilësisë
  • Planifikimi dhe vlerësimi i rrezikut
  • Planifikimi i auditimit dhe dokumentimi
  • Dëshmitë e auditimit
  • Kontrolli i brendshëm dhe testimet e kontrolleve
  • Auditimi i brendshëm dhe kontraktimi i jashtëm
  • Procedurat e auditimit dhe mostrimi
  • Pasuritë jo-qarkulluese, inventari
  • Paraja, banka dhe të arkëtueshmet
  • Detyrimet, kapitali dhe kompensimet e drejtorëve
  • Organizatat jo-fitimprurëse