Auditor i Çertifikuar është ai person eksperienca, trajnimet teorike dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e auditimeve të jashtme të pasqyrave financiare të njësive ekonomike. Auditorët kryejnë auditimin e pasqyrave financiare të kompanive dhe organizatave publike. Ata sigurojnë që pasqyrat financiare janë paraqitur drejt dhe sinqert në përputhje me kornizën e raportimit financiar dhe kërkesat tjera ligjore.
Auditorët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe dhe ju jeni në gjendje të:
Kualifikimi
Auditori i Çertifikuar fillimisht duhet të kualifikohet si Kontabilist i Çertifikuar në ShKÇAK.
Jo për të gjithë Kontabilistët e Çertifikuar kërkohet ose është e nevojshme të kualifikohen Auditor të Çertifikuar, me përjashtim të rastit nëse ata zgjedhin një karrierë në ofrimin e auditimeve ligjore dhe shërbimeve përkatëse. Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) licencon Auditorët në Kosovë dhe roli i ShKÇAK-së është për të siguruar se ata janë të certifikuar në përputhje me standardet Ndërkombëtare të Edukimit, Direktivën e 8 të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.Në vitet e fundit standardet e edukimit dhe kërkesat e praktikës profesionale për Auditorët Ligjor janë përditësuar, andaj skema e re e kualifikimit në ShKÇAK ka për qëllim të sigurojë që auditorët e Kosovës janë të kualifikuar me standardet më të larta ndërkombëtare.
Për të u trajnuar për kualifikim si Auditor i Çertifikuar, ju së pari duhet të jeni anëtar i ShKÇAK dhe të keni përfunduar kualifikimin për Kontabilist të Çertifikuar. Anëtarësia në këtë nivel është e hapur për të gjithë profesionistët që punojnë në kontabilitet dhe auditim dhe të cilët kanë përfunduar nivelin për Kontabilist të Çertifikuar.
Kushtet paraprake për regjistrim:
Planprogrami për Auditor të Çertifikuar
Trajnimi për t’u kualifikuar si Auditor i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 9: Raportimi FInanciar i Avancuar |
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Korniza rregullative dhe etike
Standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar-SNRF/SNK
Raportimi i performancës financiare
Pasqyra financiare të grupeve
Raportimi për entitetet e specializuara Zhvillimet aktuale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me raportimin financiar
|
|
Lënda 10: Auditimi i avancuar dhe siguria |
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Mjedisi rregullativ
Konsiderata profesionale dhe etike
Menaxhimi i praktikave
Angazhimet e auditimit dhe sigurisë
Çështje dhe zhvillime aktuale |
|
Lënda 11: Analiza e Biznesit |
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
|
|
Lënda 12: Menaxhmenti Strategjik i Biznesit |
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes |
Palët e interesuara dhe përgjegjësia sociale
Ndikimi i qeverisjes së korporatës në strategji
Sistemi i kontrollit të brendshëm
Qëndrimet ndaj rrezikut dhe mjedisi i brendshëm
Rreziqet
Vlerësimi dhe përgjigja ndaj rrezikut
Etika personale
Etika profesionale
Analiza financiare
Aplikacionet e TI-së
TI dhe kontrollet e sigurisë së sistemeve
E-biznesi
|
*Ju njoftojmë se materiali i lëndës P12/Praktika Profesionale është azhurnuar sipas standardeve të reja. Implementimi i planprogramit të ri do të fillojë në janar 2023. Ndërsa provimet e afatit të qershorit 2023 do të jenë sipas materialit të azhurnuar.
Afati i fundit për t’iu nënshtruar provimit të lëndës P12 me materialin e tanishëm, janë afatet e provimeve qershor-korrik 2022, tetor-nëntor 2022 dhe janar-shkurt 2023.