Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP)

2021-02-05 - 11:00

ShKÇAK e përkufizon Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) si: 

“Ruajtja, përmirësimi dhe zhvillimi sistematik e i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe mundësive të nevojshme për të punuar si Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar, Auditor Ligjor ose Auditor i Brendshëm i Çertifikuar i kualifikuar siç duhet nga ana profesionale.”

ShKÇAK kërkon që të gjithë anëtarët të përmbushin kërkesat e EVP–së, në mënyrë që të ruajnë kompetencat e tyre profesionale dhe personale. Kjo është detyrë ndaj vetes, ndaj klientëve dhe punëdhënësve të tyre, si dhe ndaj vetë ShKÇAK-së.

Programi ynë mundëson një model të vetëmenaxhuar i cili ju lejon ta regjistroni zhvillimin tuaj. 

Përmbushja e programit EVP ju mundëson rritjen e kredibilitetit për punëdhënësit për sa i takon angazhimit tuaj për të qenë liderë në industrinë kontabël dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive tuaja. 

Kërkesat për EVP 

Në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi të fushës së kontabilitetit dhe auditimit si dhe në pajtueshmëri me rregulloren e aprovuar nga ShKÇAK, ju duhet t’i përmbushni këto obligime ndaj EVP-së:

Auditorët e licencuar nga KKRF

  • obligohen që të kenë 40 orë të EVP brenda vitit kalendarik, prej të cilave së  paku 24 orë të verifikueshme. Nga orët e veritifikueshme 12 orë duhet të jenë nga temat e obligueshme.

Auditorët e Çertifikuar

  • obligohen që të kenë 20 orë të EVP brenda vitit kalendarik, prej të cilave së paku 12 orë të verifikueshme. Nga orët e verifikueshme 6 orë duhet të jenë nga temat e obligueshme.
  • ndërsa ata që synojnë të aplikojnë për licencë "Auditor Ligjor" duhet të kenë parasysh se sipas UA Nr. 01/2019 kërkohen nga 24 orë të verifikueshme në 3 vitet e fundit.

Kontabilistët e Çertifikuar

  • obligohen që të kenë 20 orë të EVP brenda vitit kalendarik, prej të cilave së paku 12 orë të verifikueshme. Nga orët e verifikueshme 6 orë duhet të jenë nga temat e obligueshme.

Auditorët e Brendshëm të Çertifikuar

  • obligohen që të kenë 30 orë të EVP brenda vitit kalendarik, prej të cilave së paku 12 orë të verifikueshme.  Nga orët e verifikueshme 6 orë duhet të jenë nga temat e obligueshme.

Kategoritë e EVP–së 

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional përfshinë:

EVP AZHURNUESE, që e siguron kompetencën profesionale dhe parandalon vjetrimin e njohurive prej kufizimeve që mund të sjellë në vetvete fusha në të cilën punon anëtari, dhe 

EVP ZHVILLUESE, që ofron njohuri të reja, zgjeron aftësitë dhe hapë mundësi të reja të karrierës brenda për brenda profesionit. 

Plani vjetor i EVP-ve 

Secilin vit, në bazë të anketave të bëra me anëtarët e ShKÇAK-së dhe sugjerimet e propozuara nga Komisionet e ShKÇAK. Komisioni i Edukimit të ShKÇAK-së e aprovon planin vjetor të temave të cilat do të mbulohen gjatë vitit.

Shkarkoni planin vjetor të EVP-ve për vitin 2024 Këtu