Kontabilist i Çertifikuar
2022-05-05 - 11:28
Profesioni i kontabilitetit në vendet e zhvilluara perëndimore tashmë është i dëshmuar dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Profesionistët e kontabilitetit janë profesionistët e biznesit të cilët më së tepërmi paguhen në Bashkimin Evropian. Më nuk është e nevojshme për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë jashtë për t’u bërë profesionistë të kontabilitetit dhe të financave.
Nëse dëshironi të bëheni kontabilist profesionist, kualifikimi i Kontabilistit të Çertifikuar është ai që juve ju duhet.
Kontabilistët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:
- Diskutoni dhe aplikoni kornizat rregullative për raportim financiar
- Kontabilitetin për transaksione në përputhje me SNK/SNRF
- Analizoni dhe interpretoni pasqyrat financiare
- Përgatitni dhe prezantoni PF për entitetet e veçanta dhe kombinimet biznesore në përputhje me SNK/SNRF
- Shpjegoni konceptin e auditimit dhe sigurisë dhe funksionet e auditimit, qeverisjes së korporatave duke përfshirë sjelljen etike dhe profesionale
- Paraqitn i mënyrën se si auditori përfiton dhe pranon angazhimet e auditimit
- Përshkruani dhe vlerësoni kontrollet e brendshme, teknikat, testet e auditimit duke përfshirë sistemet e TI-së.
- Diskutoni rolin dhe qëllimin e funksioneve të menaxhmentit financiar
- Diskutoni dhe aplikoni teknikat e menaxhimit të kapitalit punues
- Bëni vlerësimin efektiv të investimeve
- Diskutoni dhe aplikoni parimet e vlerësimeve biznesore dhe të pasurive
Kualifikimi
Planprogrami për kualifikim për Kontabilist të Çertifikuar siguron një theks të veçantë në aftësitë e raportimit financiar të cilat janë zhvilluar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Kontabilistët e Çertifikuar do të mësojnë parimet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm për ndërmarrjet, metodat e auditimit dhe standardet si dhe një grup të gjerë të planifikimit të biznesit, mbështetjen e vendimeve dhe aftësitë e menaxhimit të performancës.
Për t’u trajnuar për Kontabilist të Çertifikuar ju duhet së pari të përfundoni kualifikimin për Teknik të Kontabilitetit. Anëtarësia për Kontabilist të Çertifikuar është e hapur për profesionistët të cilët punojnë në kontabilitet e të cilët kanë përfunduar kualifikimin e ShKÇAK për Teknik të Kontabilitetit.
Kushtet paraprake për regjistrim
- Diplomë Universitare;
- Përfundimin e nivelit për Teknik të Kontabilitetit;
- Dëshmi për së paku tre (3) vite përvojë pune të verifikuar në kontabilitet - që mund të përfitohet edhe gjatë apo pas trajnimit.
Planprogrami për Kontabilist të Çertifikuar
Trajnimi për t’u kualifikuar si Kontabilist i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 5: Raportimi Financiar
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
- Korniza konceptuale
- Korniza rregullatore
- Prezantimi i pasqyrave financiare të publikuara
- Pasuritë themelore
- Pasuritë e patrupëzuara
- Humbja në vlerë e pasurive
- Raportimi i performancës financiare
- Njohje me grupet
- Bilanci i gjendjes i konsoliduar
- Pasqyra e të ardhurave e konsoliduar
- Kontabiliteti për degët
- Stoqet dhe kontratat e ndërtimit
- Provizionet, pasuritë dhe detyrimet kontingjente
- Pasuritë dhe detyrimet financiare
- Pikëpamja ligjore e kontabilitetit kundrejt asaj komerciale
- Lizingu
- Kontabiliteti për tatime
- Fitimet për aksion
- Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme
- Analiza dhe interpretimi i pasqyrave financiare
- Entitetet jo për profit dhe të sektorit publik
|
Lënda 6: Auditimi
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Korniza konceptuale dhe rregullative e auditimit
- Parathënia dhe natyra e angazhimeve për auditim dhe shërbime të sigurisë
- Auditimet statusore dhe rregulloret për to: Direktiva e Tetë e BE – së dhe ligji i aplikueshëm në Kosovë
- Mjedisi rregullativ dhe qeverisja e korporatave
- Etika profesionale
Auditimi i brendshëm
Planifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve
- Vlerësimi i rreziqeve
- Planifikimi dhe dokumentimi i auditimeve
- Evidenca e auditimit
Kontrollet e brendshme
- Kontrollet e brendshme
- Testet e kontrolleve
Evidenca për auditim
- Procedurat dhe mostrimi në auditim
- Të arkëtueshmet
- Stoqet
- Detyrimet dhe kapitali
- Paraja e gatshme dhe bankat
- Pasuritë jo – qarkulluese
- Organizatat jo – fitimprurëse
Rishikimi dhe raportet e auditimit
- Rishikimi dhe përfundimi i auditimit
- Raporti i auditimit
|
Lënda 7. Menaxhmenti Financiar
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Mjedisi i menaxhimit financiar
Funksionet dhe qëllimi i menaxhimit financiar
- Mjedisi ekonomik për biznesin
- Tregjet dhe institucionet financiare
Menaxhimi i kapitalit punues
- Cikli i kapitalit punues
- Menaxhimi i stoqeve
- Menaxhimi i të arkëtueshmeve
- Menaxhimi i të pagueshmeve
- Menaxhimi i parasë së gatshme
- Financimi i kapitalit punues
Vlerësimet e investimeve
- Natyra e vendimeve për investime
- Metodat e vlerësimit të propozimeve të investimeve përfshirë VNT, NBK, ri - pagimi dhe ROCE
- Ndikimi i inflacionit dhe tatimeve
- Vlerësimi i projekteve dhe i rreziqeve
Financat e biznesit
- Burimet e financimit
- Kostoja e kapitalit
- Struktura e kapitalit
- Politikat për dividendët
- Përgatitja e planeve të biznesit për financim
Vlerësimi i bizneseve
- Qasje të ndryshme ndaj vlerësimit të bizneseve
- Efikasiteti i tregut
Menaxhimi i rreziqeve
- Menaxhimi i rreziqeve që kanë të bëjnë me valutën e huaj
- Rreziqet që kanë të bëjnë me normat e interesit
|
Lënda 8. Menaxhimi i Performancës
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Kostot speciale dhe teknikat e kontabilitetit të menaxhmentit
- Kostot e bazuara në aktivitete
- Kosto e synuar
- Kostot e ciklit të jetës
- Kontabiliteti mjedisor
Teknikat e vendimmarrjes
- Analizat e kostos relevante
- Analiza kosto-vëllim
- Faktorët kufizues
- Vendimet për caktimin e çmimeve
- Vendimet bëje-ose-bleje dhe vendime tjera afatshkurtra
- Ballafaqimi me rrezikun dhe pasigurinë në vendimmarrje
Buxhetimi dhe Kontrolli
- Sistemet buxhetore
- Llojet e buxhetit
- Analizat kuantitative në buxhetim
- Kostot standarde
- Varianca e përzierjes së materialit dhe e prodhimit
- Varianca e përzierjes së shitjeve dhe e sasisë
- Varianca e planifikimit dhe operacionale
- Analiza e performancës dhe aspektet e sjelljes
Matja e performancës dhe kontrolli
- Sistemet Informatike të Menaxhimit të Performancës
- Burimet e menaxhimit të informatave
- Raportet e Menaxhmentit
- Analiza e Performancës në organizatat e sektorit publik
- Performanca e divizionit dhe çmimi i transferit
- Analiza e Performancës në organizatat jo-profitabile dhe sektorin publik
- Konsideratat e jashtme dhe aspektet e sjelljes
|