Me datë 15-16 nëntor, 2023 - Kryetari i Bordit të ShKÇAK, Z. Nazmi Pllana së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive, Znj. Ardiana Bunjaku morën pjesë në Mbledhjen Vjetore të Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC) në të cilën ShKÇAK është anëtare me të drejta të plota që nga viti 2009. Ngjarja u zhvillua në Vjenë, Austri.
Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidentja e IFAC - Asmâa Resmouki, e cila raportoi rreth zhvillimeve më të fundit në IFAC. Po ashtu, u paraqitën rekomandime për zgjedhjen e Bordit dhe miratimin nga Anëtarësia e Komisionit për Nominime. Takimi vazhdoi me raportime nga strukturat drejtuese të IFAC.
Në këtë mbledhje u emëruan anëtarët e ri dhe disa ri-emërime në Bord. Me këto ndryshime, Bordi i IFAC për te pestin vit radhazi përbëhet nga shumicë grashë.
Emërimet e reja të Bordit të IFAC:
Ri-emërimet e Bordit të IFAC:
Përveç zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit, Këshilli i IFAC miratoi gjithashtu organizata të reja anëtare dhe anëtarë të asociuar.
Anëtarët e rinj të IFAC:
Anëtarët e rinj të asociuar:
Në këtë takim gjithashtu u zhvillua programi i lidershipit i përbërë nga 5 sesione si në vijim: