Misioni ynë

2017-09-14 - 10:58

Misioni ynë është që të zhvillojmë dhe avancojmë një organizatë profesionale dhe konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar, e cila përmbush standardet më të larta profesionale dhe etike, si dhe perfeksionon performancën organizative përmes menaxhimit financiar, sigurisë dhe ekspertizës së specializuar. Ne veprojmë me integritet, objektivizëm dhe me përkushtim ndaj cilësisë dhe interesit publik.

Që nga themelimi në vitin 2001 e deri më tani, vlerat që i kemi zhvilluar dhe kultivuar, si ofrimi i mundësive dhe mbështetjes për studentët, anëtarët tanë dhe punëdhënësit, inovacioni për mundësi dhe zgjidhje për ndërtimin e së ardhmes së profesionit dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e llogaridhënies dhe integritetit të anëtarëve tanë dhe shërbimeve që ata i ofrojnë, vetëm sa e kanë forcuar dhe çuar përpara misionin tonë drejt një shoqate prijëse në krijimin, vlerësimin dhe interpretimin e informatave që masin dhe avancojnë performancën organizative, në mënyrë që të ofrojmë zgjedhjen më të mirë për menaxhim financiar, siguri dhe shërbime tjera të specializuara.

Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë mëtej me zhvillimin e programit të trajnimit që është i krahasueshëm me programet e shoqatave profesionale më eminente të kontabilitetit e që i përmbushë nevojat e sektorit privat dhe sektorit publik, zhvillimin dhe avancimin e anëtarësisë, anëtarësimin në organizata profesionale ndërkombëtare, gjithmonë në shërbim të interesit publik, zhvillimit të profesionit, zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit të tij në organizmat relevante ndërkombëtare.