ShKÇAK ofron një gamë të gjerë të lëndëve që kanë të bëjnë me kontabilitet dhe auditim, të cilat njihen në të gjithë botën për përsosmërinë dhe relevancën e tyre. Në cilëndo fazë të karrierës tuaj në financa, kontabilitet dhe auditim të jeni të sigurt se ShKÇAK ka një kualifikim i cili do t’ju përshtatet juve dhe karrierës suaj.
ShKÇAK ofron trajnime për:
Teknikë Kontabiliteti, Kontabilistë dhe Auditorë të Çertifikuar në sektorin privat;
Teknikë Kontabiliteti dhe Auditorë të Çertifikuar në sektorin publik;
Auditorë të brendshëm.
Niveli Teknik i Kontabilitetit është rrugë e përbashkët për të dy çertifikimet edhe atë në sektorin privat edhe publik. Kandidatët mund të zgjedhin mundësitë nëse dëshirojnë të çertifikohen për sektorët e lartëpërmendur
Programi i ShKÇAK-së është zgjeruar në vitin 2008 dhe sërish në vitin 2015 për të reflektuar ndryshimet në Standardet Ndërkombëtare të Edukimit, kërkesat e Direktivës së 8-të të Ligjit të Ndërmarrjeve mbi Auditimin Ligjor si dhe ndryshimet legjislative vendore. Një gjë e tillë iu mundëson studentëve të përfitojnë një kualifikim ekuivalent me programet më të mira që janë në dispozicion në BE dhe në vendet më të zhvilluara të botës si dhe të kuptojnë në detaje dispozitat ligjore të vendit.
Programi është zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët e BE-së dhe është i përkrahur me materiale edukative të një niveli botëror.
Kjo do të thotë se programi ka për qëllim të sigurojë se kontabilistët dhe auditorët e Kosovës i kanë aftësitë dhe ekspertizën e duhur që është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Shoqata ka njohje reciproke me Shoqatat më me renome në botë, andaj anëtarët e Shoqatës përmes çeritifkimit në SHKÇAK mund të përfitojnë thirrje ndërkombëtare.
Të gjitha programet çertifikuese të Shoqatës janë të akrediturara nga Agjensioni Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Programi Çertifikues i Sektorit Privat
Programi Çertifikues i Sektorit Privat përfshin tre nivele çertifikimi përmes të cilave të interesuarit, varësisht nga nevoja për profilizim në kontabilitet apo auditim dhe niveli që iu nevojitet, mund të vendosin të ndjekin njërin apo të tre nivelet, gjithmonë duke pasë parasysh kushtet që duhet plotësuar për t’i fituar titujt përkatës.
Nivelet e Programit Çertifikues të Sektorit Privat
Teknik i Kontabilitetit | Kontabilist i Çertifikuar | Auditor i Çertifikuar |
---|---|---|
P1/ Kontabiliteti Financiar | P5/ Raportimi Financiar | P9/ Raportimi Financiar i Avancuar |
P2/ Kontabiliteti Menaxherial | P6/ Auditimi | P10/ Auditimi i Avancuar dhe Siguria |
P3/ Kontabilisti në Biznes | P7/ Menaxhmenti Financiar | P11/ Analizat e Biznesit |
P4/ Ligjet dhe tatimet në Kosovë | P8/ Menaxhimi i Performancës | P12/ Menaxhmenti Strategjik i Biznesit |
Programi Çertifikues i Sektorit Publik
Programi Çertifikues në Sektorin Publik përfshin dy nivele çertifikimi, ku niveli i parë për Teknikë të Kontabilitetit është i njejtë si në Sektorin Privat dhe pas këtij niveli anëtarët mund të profilizohen për Auditorë të Çertifikuar të Sektorit Publik.
Deri më tani, ShKÇAK ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) duke ofruar skemë të çertifikimit dedikuar për auditorët e këtij institucioni në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI). Gjithashtu, ShKÇAK ka implementuar projekte në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e financave publike për zyrtarët financiarë.
Meqenëse kërkesa për specializim në sektorin publik është rritur, ShKÇAK ka filluar me skemën e re të çertifikimit në sektorin publik në bashkëpunim me Institutin e Licencuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) me seli në Britaninë e Madhe ku është shkrirë edhe skema e çertifikimit të auditorëve të ZKA-së.
Nëpërmjet këtij programi, kandidatët do të jenë anëtarë në të dyja shoqatat dhe pas përfundimit të provimeve të parapara në këtë skemë si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante do të përfitojnë thirrje në Kosovë dhe Britani të Madhe. Këto çertifikime u mundësojnë anëtarëve që të praktikojnë profesionin kudo në botë.
Nivelet e Programit Çertifikues të Sektorit Publik
Teknik i Kontabilitetit | Auditor i Çertifikuar në Sektorin Publik |
P1/ Kontabiliteti Financiar | S1/ Menaxhmenti Financiar dhe Buxhetimi |
P2/ Kontabiliteti Menaxherial | S2/ Raportimi Financiar i Sektorit Publik |
P3/ Kontabilisti në Biznes | S3/ Financat Publike dhe Sistemi Informativ |
P4/ Ligjet dhe tatimet në Kosovë | S4/ Planifikimi Strategjik dhe Zhvillimi i Politikave |
S5/ Qeverisja, Rreziku dhe Kontrolli | |
S6/ Metodologjia e Auditimit |
Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm
Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm është krijuar ngase auditimi i brendshëm është shtyllë kryesore e qeverisjes së mirë duke ofruar të gjithë akterëve një perspektivë të pavarur mbi menaxhimin e entitetit, qoftë biznes privat apo institucion publik, si dhe ndihmon me identifikimin e problemeve dhe nevojave për përmirësim.
Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm përfshin tre lëndë, ku lënda e parë përfshin tema të përgjithshme nga fusha të ndryshme të cilat janë të nevojshme për një auditor të brendshëm. Lëndët dy dhe tre janë ekskluzivisht të përqendruara në punën e auditorit të brendshëm dhe zbatimin adekuat të standardeve të auditimit të brendshëm.
Lëndët e Programit Çertifikues në Auditim të Brendshëm
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar |
Lënda 1: Elementet e njohurive nga Auditimi i Brendshëm |
Lënda 2: Bazat e Auditimit të Brendshëm |
Lënda 3: Praktika e Auditimit të Brendshëm |
Tarifat për të gjitha shërbimet e ShKÇAK i gjeni duke klikuar KËTU