Auditorët e Brendshëm të Çertifikuar janë ata persona eksperienca dhe kualifikimi profesional i të cilëve i ka kualifikuar mbajtësitë e titullit për të u emëruar për kryerjen e një game të gjerë të aktiviteteve, përfshirë këtu vlerësimet e sistemit të kontrollit të brendshëm, analizën e informacioneve financiare dhe jo financiare, kontrollimin e aktiviteteve operacionale, zbulimin e gabimeve të mundshme brenda entitetit dhe gjithashtu ofrimin e sygjerimeve të nevojshme për përmirësime. Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses të tre lëndët dhe përmbushin kërkesat e përvojës së punës relevante, fitojnë titullin “Auditor i Brendshëm i Çertifikuar”.