Studentë dhe Teknikë të Kontabilitetit
Nëse kanë kaluar gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vite apo dhe më shumë se (3) vite nga data e skadimit të anëtarësisë, studentët dhe teknikët e kontabilitetit do të paguajnë vetëm tarifën vjetore të anëtarësisë për vit kalendarik.
Auditorë të Çertifikuar dhe Kontabilistë të Çertifikuar
Nëse kanë kaluar gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vite nga data e skadimit të anëtarësisë, ju do të ngarkoheni me tarifën 100EUR për riaktivizim dhe tarifën vjetore të anëtarësisë për vit kalendarik.
Anëtarët që kanë qenë jo-aktiv për më shumë se tre (3) vite nga data e skadimit të pagesës së anëtarësisë, do të ngarkohen me tarifën 100EUR për riaktivizim dhe tarifën vjetore të anëtarësisë për vit kalendarik dhe do të obligohen që të përmbushin së paku 20 orë të verifikueshme të EVP-së brenda 12 muajve nga data e riaktivizimit.
Sylejman Vokshi nr. 50
Prishtinë
tel: 038 249 043
tel: 038 249 045
e-mail: [email protected] [email protected]
Ju mund ta kontaktoni Zyrën Ekzekutive të ShKÇAK-së për çdo pyetje që keni përmes adresës elektronike [email protected], përmes telefonit në 038/ 249-043 ose ta vizitoni zyrën e ShKÇAK-së.
Plotësoni formularin për regjistrim;
Sillni kopjen e diplomës (çertifikatës) së shkollës së mesme apo fakultetit;
Sillni dëshminë (referencën) për përvojën e punës varësisht nga sektori që zgjedhni për të aplikuar
Dy fotografi
Pagesa prej 20EUR në emër të aplikimit;
Pagesa për aplikim sikurse edhe të gjitha pagesat tjera bëhen në xhirollogarinë e ShKÇAK-së:
Banka: BPB
Për: SCAAK/SHKAK
Xhrll nr: 1300 27120 00 895 55
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës.
Ose
Banka: ProCredit Bank
Për: SCAAK SHKAK
Xhrll nr: 1110161271000192
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës.
Ju do të mund të regjistroheni edhe pa përvojë pune dhe ta përfundoni trajnimin për çertifikimin përkatës, por nuk do ta fitoni thirrjen pa plotësimin e kushteve të parapara.
Zakonisht, për të përfunduar me katër lëndë dhe për t’i kaluar katër provimet, një studenti mirë të motivuar do t’i duhet së paku një vit.
Studentët e ShKÇAK-së mund të zgjedhin edhe trajnimin e përshpejtuar dhe të përfundojnë 4 lëndë për 6 muaj.
Studentët të cilët i kanë përfunduar ligjëratat dhe i kanë kaluar së paku dy (2) provime nga niveli Teknik i Kontabilitetit u lejohet vijimi i ligjëratave të nivelit Kontabilist i Çertifikuar
Studentët të cilët i kanë përfunduar të gjitha provimet nga niveli Teknik i Kontabilitetit dhe të cilët i kanë vijuar ligjëratat e nivelit Kontabilist i Çertifikuar edhe në rastin kur nuk e kanë asnjë provim të përfunduar nga ky nivel u lejohet vijimi i ligjëratave të nivelit Auditor i Çertifikuar.
Trajnimi për Auditor të Brendshëm përfundohet brenda një viti.
Nëse një grup prej së paku 10 studentëve kërkon orë shtesë për një lëndë të caktuar ne e ofrojmë këtë mundësi por ky trajnim nuk mbulohet nga pagesa e trajnimit bazë.
Brenda vitit janë tre afate të provimeve, afati i qershorit, i shtatorit dhe afati i dhjetorit.
Duke u bazuar në vendimin e Këshillit të ShKÇAK-së dhe përvojave nga vendet e tjera, ShKÇAK organizon vetëm tre afate të provimeve.
Sektorin Privat
Sektorin Publik
ShKÇAK deri më tani ka arritur të krijojë reputacion ndërkombëtar si me anëtarësime në shoqatat më të njohura globalisht ashtu edhe me marrëveshje për njohjen e programeve çertifikuese dhe provimeve të saj për sektorin privat dhe publik.
ACCA - 7 provime të programit të ShKÇAK-së
CPFA - programin çertifikues të SHKÇAK-së për Sektorin Publik
AAT - nivelin Teknik i Kontabilitetit
Duke qenë se ShKÇAK është anëtare e Federatës Nderkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK/IFAC) ka përparësi për njohje në më se 130 shtete, rreth 175 shoqata të kontabilitetit dhe auditimit, por kjo varet edhe nga politikat e brendshme të shoqatave përkatëse.