Kërkesat dhe Ankesat në ShKÇAK mund t’i parashtroni me shkrim në mënyrë elektronike përmes e-mail zyrtar të ShKÇAK [email protected]
ShKÇAK përpiqet që kërkesat/ankesat tuaja t'i shqyrtojë në afat sa më të shkurtër, megjithëse kjo varet edhe nga natyra e kërkesës/ankesës. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni me shkrim lidhur me kërkesën/ankesën tuaj, më së largu në afat prej 5 ditëve të punës.
Anëtarësinë vjetore dhe Menaxhimin e cilësisë do ta paguani sipas afatit të përcaktuar në statutin e ShKÇAK deri më 31 janar të vitit konform thirrjes që e keni (linku TARIFAT).
Nëse ju nevojitet fatura, ju lutemi që ta dërgoni kërkesën në adresën elektronike: [email protected]
Dëshminë për pagesën e bërë duhet ta sillni në Zyrën Ekzekutive të ShKÇAK apo ta dërgoni të skenuar në adresën elektronike: [email protected].
ShKÇAK nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për pasaktësinë në dhënien e shënimeve/detajeve me rastin e bërjes së pagesave.
Pagesa për Anëtarësim në Shoqatë është obligim i të gjithë anëtarëve të Shoqatës. Anëtarët e Shoqatës të cilët kryejnë obligimet e tyre ndaj Shoqatës gëzojnë të drejtat si:
Në rast se nuk e keni bërë pagesën e anëtarësisë dhe menaxhimit të cilësisë në afatin e paraparë ju nuk keni të drejtë në asnjë shërbim nga ShKÇAK.
Në rast të mospagesës së anëtarësisë dhe obligimeve tjera financiare ndaj Shoqatës brenda afati të përcaktuar do të ndërpritet anëtarësia në Shoqatë dhe emri i anëtarit do të largohet nga lista.
Tarifën vjetore të asociimit do ta paguani konform thirrjes që e keni (linku TARIFAT).
Nëse ju nevojitet fatura, ju lutemi që ta dërgoni kërkesën në adresën elektronike: [email protected]
Dëshminë për pagesën e bërë duhet ta sillni në Zyrën Ekzekutive të ShKÇAK apo ta dërgoni të skenuar në adresën elektronike: [email protected].
ShKÇAK nuk merr përsipër kurrëfarë përgjegjësie për pasaktësinë në dhënien e shënimeve/detajeve me rastin e bërjes së pagesave.
Pagesa për Asociimit në Shoqatë është obligim i të gjithë studentëve. Studentët e Shoqatës të cilët kryejnë obligimet e tyre ndaj Shoqatës gëzojnë të drejtat si:
Në rast se nuk e keni bërë pagesën e tarifës vjetore të asociimit në afatin e paraparë ju nuk keni të drejtë në asnjë shërbim nga ShKÇAK.
Në rast të mospagesës së tarifës vjetore të asociimit dhe obligimeve tjera financiare ndaj Shoqatës brenda afati të përcaktuar do të ndërpritet asociimi në Shoqatë dhe emri i studentit do të largohet nga lista.
Auditorët e Çertifikuar, Kontabilistët e Çertifikuar dhe Auditorët e Brendshëm të Çertifikuar
Nëse pagesa do të kryhet pas afatit të përcaktuar për pagesat vjetore, anëtarët do t’i nënshtrohen kushteve të ri-anëtarësimit, deri në tre (3) vite nga data e skadimit të anëtarësisë, ju do të ngarkoheni me tarifën 100EUR për riaktivizim dhe tarifën vjetore të anëtarësisë dhe tarifën e menaxhimit të cilësisë për vit kalendarik.
Anëtarët që kanë qenë jo-aktiv për më shumë se tre (3) vite nga data e skadimit të pagesës së anëtarësisë, do të ngarkohen me tarifën 100EUR për riaktivizim dhe tarifën vjetore të anëtarësisë për vit kalendarik dhe do të obligohen që të përmbushin së paku 20 orë të verifikueshme të EVP-së brenda 12 muajve nga data e ri-anëtarësimit.
Aktualisht nuk kemi ligjërata që mbahen vetëm të shtunave.
Brenda vitit janë tre afate të provimeve, afati i janarit, qershorit dhe afati i i shtatorit.
Me vendimin e Bordit, ShKÇAK nuk organizon afate shtesë për provime.
Sipas skemës aktuale ju mund të liroheni nga lënda P3/Kontabilisti në Biznes (vlenë për të gjitha universitetet e akredituara si dhe diplomat e nostrifikuara në Kosovë). Nëse keni paraqitur kërkesën për lirim nga kjo lëndë, ju duhet ta sillni çertifikatën tuaj të notave e cila duhet të jetë e vërtetuar nga organi përgjegjës që e ka lëshuar. Para aplikimit, Administrata e ShKÇAK do të ju njoftojë për listën e lëndëve ekuivalente me provimin në fjalë. Pas verifikimit të çertifikatës, në afatin sa më të shkurtër do të njoftoheni lidhur me kërkesën tuaj. Nga administrata e ShKÇAK do të njoftoheni lidhur me procedurën që duhet ta ndiqni pas marrjes së njoftimit.
Lirimet nga provimet tjera bëhen vetëm për provimet e ACCA si dhe dhe universitetet me të cilat ShKÇAK ka nënshkruar marrëveshje.
Ju do ta paraqitni provimin apo provimet në afatin e publikuar. Duhet të plotësoni fletëparaqitjen për provim, të paguani shumën e paraparë për provim dhe të sillni dëshminë mbi pagesën. Kusht për paraqitje të provimeve është edhe pagesa e anëtarësisë/asociimin vjetore (për vit kalendarik).
Nëse e keni paraqitur një provim për një afat të caktuar dhe për çfarëdo arsye nuk do të mund të hyni në atë provim, ju duhet ta anuloni atë duke e plotësuar formularin për anulim dhe ta dërgoni