Në rast se e anuloni paraqitjen e provimit tuaj me kohë (më së voni deri 5 ditë pune para provimit), pagesa për provimin e paraqitur do të jetë e shfrytëzueshme në një nga dy afatet e radhës.
Në rast se keni paraqitur provimin dhe pa e anuluar atë vendosni të mos i nënshtroheni provimit pagesa e provimit do të jetë e pashfrytëzueshme për afate të tjera.
Rregullat e provimeve do t’i gjeni në udhëzuesin për studentë dhe në fletëparaqitjen për provime.
Ju këshilloheni që të arrini në vendin e mbajtjes së provimit së paku 15 minuta para kohës së paraparë për fillimin e provimit. Në sallën e provimit do të hyni sipas udhëzimeve të mbikëqyrësve. Gjësendet tuaja personale do t’i lini jashtë sallës nën mbikëqyrje.
Pasi të uleni në vendet tuaja do tu shpërndahen fletëprovimet të cilat nuk do t’i hapni pa lejen e mbikëqyrësit.
Provimi është me shkrim dhe zgjatë 3 orë. Ju do të keni 15 minuta shtesë për leximin e provimit.
Kujdesuni që me vete ta keni kartelën e ShKÇAK dhe letërnjoftimin të cilën do ta tregoni gjatë regjistrimit dhe do ta mbani gjatë tërë kohës së provimit.
Gjatë provimit, ju duhet të keni kartelën e ShKÇAK, laps-kimik. Kalkulatorët do të sigurohen nga Shoqata, nuk lejoheni që në provime të keni kalkulatorin tuaj.
Në rast se paraqiten rrethanat që detyrojnë ShKÇAK në shtyrjen e provimit ju do të njoftoheni me kohë.
Rezultatet e provimeve do të publikohen përafërsisht 3 javë pas përfundimit të sesionit të provimeve të përcaktuara nga ShKÇAK.
Rezultatet e provimeve do të dërgohen individualisht tek secili përmes e-mailit.
Në rast se konsideroni se keni punuar më mirë se që jeni vlerësuar në provim, ju keni të drejtë të paraqitni kërkesë për rishikim të provimit. Kërkesën duhet ta paraqitni brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve. Komisioni do ta rishikojë provimin apo provimet tuaja dhe në afat prej 10 ditë pune pas përfundimit të afatit për ankesa do ta merrni përgjigjen. Gjatë rishikimit të provimit NUK lejohet prezenca juaj.
Rishikimi i provimit është me pagesë dhe nëse pas rishikimit ju keni kaluar provimin, pagesa e rishikimit do të ju kthehet.
Përpilimi dhe përgatitja e provimeve bëhet nga individë të cilët janë ekspertë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në ligjërata dhe provime.
Kontrollimi i provimeve bëhet prej ekspertëve të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në përpilimin dhe përgatitjen e provimeve.
Rishikimi i provimeve bëhet nga komisioni i veçantë që caktohet nga ShKÇAK dhe përbëhet nga individë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kontrollimin e provimeve si dhe nga një anëtar i Bordit.
TARIFA PËR ANËTARËSI
Prej momentit kur keni fituar njërën prej thirrjeve të mësipërme, do ta paguani tarifën e paraparë për atë nivel.
TARIFA PËR MENAXHIMIN E CILËSISË NË PAJTUESHMËRI ME STANDARDE
Pagesa për anëtarësi vjetore dhe e menaxhimit të cilësisë është pagesë për vit kalendarik. Pagesa e anëtarësisë dhe e menaxhimit të cilësisë duhet të bëhet deri me datë 31 janar të vitit përkatës. Pas këtij afati ofrohet një afat shtesë prej 15 ditëve.
Pagesa e anëtarësisë vjetore dhe menaxhimit të cilësisë është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të SHKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.
TARIFA VJETORE TE ASOCIIMIT
Prej momentit kur keni fituar njërën thirrjen Teknik i Kontabilitetit apo jeni student aktiv, do ta paguani tarifën vjetore të asociimit.
Pagesa për tarifën vjetore të asociimit është pagesë kalendarike. Pagesa e tarifës vjetore të asociimit duhet të bëhet deri me date 31 janar të vitit përkatës. Pas këtij afati ofrohet një afat shtesë prej 15 ditëve.
Pagesa e tarifës vjetore të asociimit është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të ShKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.
TARIFA PËR APLIKIM PËR HERË TË PARË NË SHKÇAK
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN TEKNIK I KONTABILITETIT
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN KONTABILIST I ÇERTIFIKUAR
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I ÇERTIFIKUAR
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I ÇERTIFIKUAR I SEKTORIT PUBLIK
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I BRENDSHËM I ÇERTIFIKUAR
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT TATIMOR
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT I LARTË TATIMOR
TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT I LICENCUAR I FORENZIKËS FINANCIARE
Anëtarët e ShKÇAK:
Anëtarët jo-aktiv/publikun e gjerë:
TARIFAT PËR PROVIME
Paraqitja e provimit:
Lirimi nga provimet:
TARIFAT PËR EDUKIMIN E VAZHDUESHËM PROFESIONAL (EVP)
TARIFAT PËR ÇERTIFIKATA
TARIFA E SHËRBIMIT PËR VËRTETIME
TARIFA E SHËRBIMIT PËR KOPJE TË ÇERTIFIKATËS