ShKÇAK ofron programe çertifikimi në Sektorin Privat, Sektorin Publik, Auditimin e Brendshëm si dhe Specializime në tatime dhe forenzikë financiare.
Sektori Privat:
Sektorit Publik:
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar
Specializimet:
Nëse dëshironi të regjistroheni për të vijuar Programet Çertifikuese të ShKÇAK ju duhet të plotësoni dokumentacionin në vijim për programin përkatës:
Pagesa për aplikim sikurse edhe të gjitha pagesat tjera bëhen në llogaritë bankare të ShKÇAK:
Banka: BPB
Për: SCAAK/SHKÇAK
Llogaria bankare: 1300271200089555
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës.
Ose
Banka: ProCredit Bank
Për: SCAAK SHKÇAK
Llogaria bankare: 1110161271000192
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës.
Për më shumë informata kliko KËTU
Pasi që keni plotësuar të dhënat tuaja do të pranoni përmes email informatat e detajuara.
Ju do të mund të regjistroheni edhe pa përvojë pune dhe të përfundoni trajnimet, provimet për çertifikimin përkatës, por thirrjen (çertifikatën) do të mund ta pranoni vetë pasi që të keni plotësuar kushtet e parapara.
Zakonisht, për të përfunduar katër lëndë dhe për t’i kaluar katër provimet, një studenti do t’i duhet një vit. Shoqata ofron edhe trajnime intenzive që mund të përfundohen për (6) gjashtë muaj.
Trajnimet dhe provimet mund të përfundohen për dy vite, nëse e keni kaluar nivelin Teknik i Kontabilitetit, ky program mund të përfundohet për një vit.
Trajnimi dhe provimet për Auditor të Brendshëm përfundohen brenda një viti.
Trajnimi për Ekspert Tatimor dhe Ekspert i Lartë Tatimor mund të përfundohet brenda një viti.
Trajnimi për Ekspert të Licencuar të Forenzikës Financiare mund të përfundohet brenda gashtë muajve.
Për t’u regjistruar si student i ShKÇAK në programin Teknik i Kontabilitetit, ju duhet që së paku të keni diplomën e shkollës së mesme.
Studentët të cilët i kanë përfunduar ligjëratat nga niveli Teknik i Kontabilitetit u lejohet vijimi i ligjëratave të nivelit Kontabilist i Çertifikuar.
Studentët të cilët i kanë përfunduar të gjitha provimet nga niveli Teknik i Kontabilitetit dhe të cilët i kanë vijuar ligjëratat e nivelit Kontabilist i Çertifikuar edhe në rastin kur nuk e kanë asnjë provim të përfunduar nga ky nivel u lejohet vijimi i ligjëratave të nivelit Auditor i Çertifikuar.
Për të kaluar në nivelin Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik, kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin Teknik i Kontabilitetit.
Për t’u regjistruar në programin Auditor i Brendshëm i Çertifikuar, kandidatët duhet të kenë të përfunduar fakultetin – nivelit baçelor.
Kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit baçelor.
Ky program i ka dy nivele:
Ekspert Tatimor
Ekspert i Lartë Tatimor
Kandidatët duhet të kenë: Edukim Universitar, Edukim Profesional, Përvojë Praktike.