Duke u mbështetur në nenin 22, pika (ii) si dhe duke u mbështetur në nenin 9 paragrafi 9.4 (i) të Statutit, e cila obligon ShKÇAK të implementojë DOA-të e FNK-së, bazuar në kërkesat e DOA 1 (SMO 1) – Sigurimi i Cilësisë të FNK-së si dhe duke u bazuar në kërkesat e UA të KKRF-së Nr.03/2014 për Procedurat e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Cilësisë së Punës së Shoqatave të Licencuara, Firmave të Auditimit dhe Auditorëve Ligjor (paragrafi I.1-fq 13-14);
Duke u mbështetur në faktin që auditorët ligjor dhe kontabilistët e çertifikuar janë profesionistë të pavarur, të cilët e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtueshmëri me kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-032 Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
Duke u mbështetur në rolin dhe kontributin e Auditorëve Ligjor, Auditorëve/Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Brendshëm të Çertifikuar në mbrojtje të interesit publik, nëpërmjet zbatimit të drejtë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA-të), Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF-të), Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK-të), Standardeve Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (SNPPAB-të), si dhe respektimit të kërkesave të cilat dalin nga Kodi i Etikës të FNK-së, Asambleja dhe Këshilli i ShKÇAK ka aprovuar shërbimin e menaxhimit të cilësisë për pajtueshmëri me standardet për të gjithë anëtarët e shoqatës.
Menaxhimi i cilësisë për pajtueshmëri me standardet (MCPS) organizohet nga Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë për Pajtueshmëri me Standardet (DMCPS) të Zyrës ekzekutive të ShKÇAK, dhe është procedurë e cila ka për qëllim të verifikoj dhe të sigurohet se Anëtarët janë duke zbatuar drejtë kërkesat ligjore dhe kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare dhe Kodin e Etikës.
Menaxhimi i cilësisë për pajtueshmëri me standardet për shërbimet e ofruara nga Anëtarët e ShKÇAK të cilët mbajnë thirrje profesionale Auditor Ligjor (AL), Auditor të certifikuar (AC), Kontabilist të certifikuar (KC) dhe Auditor të brendshëm të certifikuar (ABC) përfshinë:
Menaxhimi i cilësisë në nivel të angazhimit individual të auditimit të jashtëm garantohet nga zbatimi i drejtë i të gjitha kërkesave të përshkruara në standardet ndërkombëtare të auditimit (SNA-të) dhe kodin e etikës të FNK-së të cilat janë të zbatueshme në kontekstin e angazhimit individual.
Menaxhimi i cilësisë që organizohet brenda firmës ligjore të auditimit/auditorit ligjor, garantohet nga vendosja e rregullave të brendshme të rishikimit për qëllime të kontrollit të cilësisë së angazhimeve, të cilat bazohen në SNKC1, SNMC 1 dhe SNMC 2 të FNK-së.
Menaxhimi i cilësisë në nivel të angazhimit individual të auditimit të brendshëm garantohet nga zbatimi i drejtë i të gjitha kërkesave të përshkruara në standardet ndërkombëtare për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm (SNPPAB-të) dhe kodin e etikës të cilat janë të zbatueshme në kontekstin e angazhimeve të auditimit të brendshëm.
Për shërbimet e ofruara nga Kontabilistët e Çertifikuar dhe Auditorët e Çertifikuar, anëtarë të ShKÇAK, ky sistem përfshinë rishikimin e angazhimeve të kontabilitetit rreth përgatitjes dhe nënshkrimit të pasqyrave financiare sipas kërkesave ligjore, dhe nëse janë respektuar të gjitha kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK-të), Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF-të) dhe Standardit Ndërkombëtarë të Raportimit Financiar për NVM-të (SNRF për NVM-të).
Të gjithë Anëtarët e shoqatës me të drejt vote të cilët mbajnë thirrje profesionale si në vijim janë subjekt i Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet:
Menaxhimi i cilësisë për pajtueshmëri me standardet ndihmon anëtarët për të siguruar nëse gjatë punës së tyre kanë vepruar në përputhje me kërkesat e Standardeve dhe Kodin e Etikës. Kjo ndihmon në ruajtjen e reputacionit të anëtareve dhe profesionit dhe nga ana tjetër rrit besimin e përdoruesve të raporteve të auditimit, pasqyrave financiare dhe informacionit që përmbahet në to.
Pas realizimit të menaxhimit të cilësisë për pajtueshmëri me standardet Anëtarët do të pranojnë Raport të detajuar me gjetjet dhe rekomandimet për përmirësim, si dhe propozim për orë shtesë të EVP-ve në rastet e nevojshme, të cilat në mënyrë indirekte ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Raportimi me cilësi të lartë siguron informacion të dobishëm për vendimmarrësit, i cili është i rëndësishëm dhe përfaqëson me besnikëri realitetin ekonomik të aktiviteteve të kompanisë gjatë periudhës së raportimit, si dhe gjendjen financiare të kompanisë në fund të periudhës.
Në këtë seksion gjeni të listuara publikimet e realizuara nga departamenti i Menaxhimit të Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet.
Kërkesat Ligjore për Raportim Financiar për Mikro-Ndërmarrje & NVM