Puna dhe përkushtimi juaj meritojnë të njihen dhe vlerësohen dhe të qenit anëtar i ShKÇAK-së është shpërblim për përkushtimin tuaj si dhe është studim dhe zhvillim i një mënyre të punës që mbështetet në standardet më të larta etike, e që e thekson mendimin kritik dhe aftësitë teknike.
Për t’u bërë anëtar i ShKÇAK-së, ju duhet:
Duke qenë anëtar i ShKÇAK-së:
Andaj, sigurohuni që:
Informata teknike mbi anëtarësimin në ShKÇAK
Pagesa për anëtarësi vjetore (vit kalendarik) në ShKÇAK është e ndarë sipas skemës në vijim:
Thirrja | Pagesa në EUR |
Kontabilist i Çertifikuar | 120 + 100 (Menaxhimi i Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet) |
Auditor i Çertifikuar | 144 + 100 (Menaxhimi i Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet) |
Auditor Ligjor | 144 + 200 (Menaxhimi i Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet) |
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik | 144 |
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar | 144 + 100 (Menaxhimi i Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet) |
Pagesa për tarifën vjetore të asociimit (vit kalendarik) në ShKÇAK është ndarë sipas skemës në vijim:
Thirrja | Pagesa në EUR |
Student | 60 |
Teknik i Kontabilitetit | 84 |
Prej momentit kur keni fituar njërin prej thirrjeve të mësipërme do të paguani tarifën e paraparë për atë nivel. Pagesa për anëtarësi vjetore apo tarifën vjetore të asociimit duhet të bëhet deri me 31 Janar të vitit përkatës. Pagesa e anëtarësisë vjetore apo tarifës vjetore të asociimit është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të ShKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.
Anëtarësinë vjetore do ta paguani konform thirrjes që e keni.
Tarifën vjetore të asociimit do ta paguani konform thirrjes që e keni.
Nëse ju nevojitet fatura ju lutemi që të dërgoni kërkesën në adresën elektronike: [email protected]
Dëshminë për pagesën e bërë duhet ta sillni në zyrën e ShKÇAK apo ta dërgoni të skenuar në adresën elektronike: [email protected].
SHKÇAK nuk merr përsipër kurrfarë përgjegjësie për pasaktësinë në dhënien e shënimeve/detajeve me rastin e bërjes së pagesave.
Në rast se nuk e keni bërë pagesën e anëtarësisë apo vjetore tarifës vjetore të asociimit në afatin e paraparë ju nuk keni të drejtë në asnjë shërbim nga ShKÇAK.
Pagesa e anëtarësisë vjetore apo tarifës vjetore të asociimit është kërkesë ligjore e Ligjit mbi Raportimin Financiar dhe Statutit të ShKÇAK.
Pagesa e anëtarësisë vjetore apo tarifës vjetore të asociimit duhet të bëhet deri më 31 Janar të vitit përkatës. Mospagesa e obligimeve vjetore ndaj Shoqatës ka për pasojë përfundimin e anëtarësisë, sipas nenit Nenin 11, pika (vi) e Statutit - Përfundimi i anëtarësisë, andaj obligimet ndaj Shoqatës duhet t’i përfundoni deri më 31 janar të vitit përkatës.
Nëse keni pyetje në lidhje me kërkesat e përvojës praktike për anëtarësim apo kërkesat për anëtarësim, ju mund të na shkruani në email adresën [email protected]
Për më shumë informata rreth Kërkesës së Përvojës Praktike, klikoni KËTU