Kërkesa e Përvojës Praktike (KPP) e ShKÇAK-së është përbërës kyç në programet e çertifikimit të ShKÇAK-së. Përveç përfundimit të provimeve, kandidatët duhet të përmbushin edhe përvojën praktike për Kontabilist të Çertifikuar, Auditor të Çeritifikuar, Auditor të Çertifikuar të Sektorit Publik dhe Auditor të Brendshëm.
Kërkesa për përvojë praktike e ShKÇAK-së është e bazuar në Standardin Ndërkombëtar të Edukimit 5, Kërkesa për Përvojë Praktike (IES 5) e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK/IFAC).
Përvoja praktike është e bazuar në kompetenca. Kompetencat janë grup i aftësive, qëndrimeve, sjelljeve, njohurive dhe shkathtësive që i mundësojnë një anëtari të ShKÇAK-së ta kryejë punën në mënyrë efektive. KPP ofron një kornizë për arritjen dhe konfirmimin e performancës efektive dhe të qëndrueshme në vendin e punës.
Deri në kohën kur studentët do të përfundojnë trajnimin dhe programin e provimeve, ata me siguri do të kenë përmbushur shumicën ose pjesën më të madhe të kërkesave që lidhen me përvojën praktike. Në fazat e hershme të studimeve tuaja, ju mund të mos jeni të punësuar në kontabilitet, ose të mos jeni fare të punësuar prandaj ky udhëzues duhet të ju ndihmoj në identifikimin e shembujve e detyrave si dhe kompetencave të cilat janë mësuar ose duhet të mësohen në vend të punës nga ana e kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë.
Derisa shënoni përparim përgjatë programit të edukimit profesional në ShKÇAK-së dhe filloni të arrini suksese në provime, mundësitë e juaja për punësim në ndonjë organizatë të cilat do të ofrojnë përvojë praktike do të rriten. Ju bëheni më të kualifikuar derisa i kaloni provimet, derisa punëdhënësit potencial ju vërejnë duke mësuar, arritur sukses dhe se jeni serioz për zhvillimin e karrierës tuaj.
Teknikët e Kontabilitetit, Kontabilistët e Çertifikuar, Auditorët e Çertifikuar, Auditorët e Çertifikuar të Sektorit Publik dhe Auditorët e Brendshëm, kanë një rol të rëndësishëm në secilin sektor të ekonomisë dhe prandaj, ju mund të siguroni përvojën tuaj në cilindo sektor. Ajo që është e rëndësishme, është ajo që mësoni dhe se si i aplikoni njohuritë dhe shkathtësitë tuaja.
PROGRAMET | FORMULARËT PËR KËRKESËN E PËRVOJËS PRAKTIKE |
Teknik i Kontabilitetit Kontabilist i Çertifikuar Auditor i Çertifikuar |
FPP1 dhe FPP2 |
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik
|
FPPÇSP1 dhe FPPÇSP2 |
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar (Sektori Privat dhe Publik)
|
FPPAB1 dhe FPPAB2 |