Krizat e fundit financiare kanë theksuar nevojën për profesionistë më të kualifikuar në lëminë e forenzikës financiare. Rrjedhimisht, kërkesa për profesionistët me ekspertizë në luftimin e korrupsionit, mashtrimit ekonomik dhe të kontabilitetit të forenzikës financiare është çdo herë e në rritje.
Ekspertët e Licencuar të Forenzikës përshpejtojnë ritmin e hetimeve dhe sigurojnë një numër më të madh të dënimeve të suksesshme të korrupsionit dhe rasteve të krimit financiar. Pas trajnimit dhe specializimit, qëllimi i këtij programi është të promovojë kapacitetet lokale në parandalimin dhe hetimin e krimeve financiare.
Me mbështetjen në teknologjinë e re informative, roli i Ekspertëve të Licencuar të Forenzikës Financiare është zgjeruar në botën digjitale. Informacioni i ruajtur në internet, pavarësisht nga fjalëkalimet dhe karakteristikat e tjera të sigurisë, është gjithnjë në një nivel rreziku dhe ekspertët e licencuar të forenzikës financiare kanë zhvilluar aftësitë e duhura për të përfshirë metoda të ndryshme të hetimit që zbatohen në një mjedis digjital gjithnjë në ndryshim.
Eksperti i Licencuar i Forenzikës Financiare heton një gamë të gjerë të krimeve të ndryshme që lidhen me mashtrimet, si në korporata, institucione publike, institucione financiare, kujdes shëndetësor, marketing masiv dhe mashtrimin me letrat me vlerë.
Ekspertët e Licencuar të Forenzikës Financiare përfitojnë aftësitë e mëposhtme:
Kushtet paraprake për regjistrim
Kualifikimi
Përvec zyrtarëve të institucioneve kryesore të Kosovës, ky program do të jetë i hapur edhe për kandidatë të tjerë të interesuar. Kandidati i cili përfundon me sukses të dy modulet dhe përmbushë kërkesat e përvojës praktike relevante, fiton titullin “Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare”
Anëtarët ekzistues të Shoqatës mund të fitojnë titullin Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare duke plotësuar këto kushte :
Teknik Kontabiliteti–do të fitojnë titullin pasi të dëgjojnë ligjëratat në lëndët “P6- Auditimi”dhe “P7- Menaxhmenti Financiar” të përfundojnë provimin në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Kontabilist i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimit në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Auditor i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimit në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimitnë lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pasi të dëgjojnë ligjëratat në lëndët “P4- Ligjet dhe tatimet në Kosovë” dhe “P7- Menaxhmenti Financiar”, të përfundojnë provimin në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Kërkesat për Specializim
Planprogrami për Ekspert të Licencuar të Forenzikës Financiare
Trajnimi për Ekspert të Licencuar të Forenzikës Financiare do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme:
M1: Lënda Parakualifikuese |
PËRSHKRIM I SHKURTËR I PËRMBAJTJES |
|
|
M2: Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare | PËRSHKRIM I SHKURTËR I PËRMBAJTJES |
|