Përfitimet nga anëtarësia në ShKÇAK
2017-09-20 - 06:57
Duke i shtuar emrit tuaj thirrjen e ShKÇAK-së, ju bëheni pjesë e traditës së përsosmërisë profesionale, shtytjes për inovacione dhe standardeve më të larta etike, të cilat njihen dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe klientët.
Reputacioni ynë, cilësia e çertifikimit dhe njohja globale e thirrjeve nga ShKÇAK ndihmon me:
- përparësi në punësim;
- paga më të larta;
- progres në karrierën tuaj;
- fleksibilitet punësimi në sektorin privat dhe publik;
- edukim të vazhdueshëm profesional sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit;
- njohje të thirrjeve nga shoqata profesionale botërore, si organizatat profesionale me renome në botë që ofrojnë programe çertifikuese si ACCA, IPA, CIPFA dhe AAT, Britani e Madhe.
Anëtarët tanë janë të angazhuar në fusha të ndryshme profesionale si:
- shërbime profesionale Të kërkuar në treg si auditorë dhe kontabilistë;
- tregti, industri, shërbime financiare dhe OJQ Pozita udhëheqëse në financa, nëpër sektorë të ndryshëm të bizneseve dhe OJQ-ve;
- institucionet dhe ndërmarrjet publike Të kërkuar edhe në ndërmarrje publike dhe institucione publike si komuna, ministri, agjenci etj;
- Institucioni Suprem i Auditmit Anëtarët tanë janë të kërkuar në institucionin më të lartë të auditimit në vend, Zyrën Kombëtare të Auditimit.
- Banka Qendrore e Kosovës Anëtarët janë të kërkuar në institucionin kryesor të bankave në vend.
Ju mbajmë të informuar
Shoqata i mban të informuar anëtarët me lajmet më të reja në botën e biznesit, kontabilitetit dhe legjislacionit përkatës në vend dhe botë, aktivitetet e organizuara nga ShKÇAK apo institucione tjera relevante të Kosovës, rajonit dhe botës përmes ueb faqes tonë, llogarive të rrjeteve sociale, postës elektronike dhe mjeteve tjera të informimit.
SHKÇAK ËSHTË BASHKUDHËTARE E DENJË DHE E PANDASHME E ANËTAREVE TË SAJ NË RRUGËN E TYRE DREJT REALIZIMIT PROFESIONAL DHE INTEGRIMIT ME ZHVILLIMET GLOBALE.