Komisionet e ShKÇAK janë pjesë integrale e strukturës organizative të ShKÇAK.
Komisionet themelohen për fushat përkatëse me qëllim të përkrahjes në implementimin e planit strategjik të ShKÇAK, përmes aktiviteteve të përcaktuara me planin e punës të secilit komision.
Funksionimi i Komisioneve
Funksionimi i Komisioneve të ShKÇAK paraqet rol kyç në arritjen dhe zhvillimin e qëllimeve, objektivave dhe aktiviteteve të Shoqatës.
Komisionet e ShKÇAK funksionojnë në bazë të Rregulloreve dhe në bazë të Statutit të ShKÇAK.
Me rregullore përcaktohet përbërja e Komisioneve si dhe periudha kohore e angazhimit të anëtarëve të Komisioneve.
Në përbërjen e komisioneve hyjnë edhe anëtarë të Bordit të ShKÇAK dhe të Zyrës Ekzekutive.
Anëtarët e Bordit të ShKÇAK të cilët nuk janë të përfshirë në përbërje të ndonjë Komisioni do të mund të marrin pjesë në takimet e komisionit përkatës si vëzhgues.
Mandati komisioneve duke përfshirë dhe kryesuesit do të jetë tre (3) vjeçar.
Përgjegjësitë e Komisioneve
Komisionet e SHKÇAK për punën e vet do t’i përgjigjen Kuvendit apo Bordit të ShKÇAK, përkatësisht themeluesit të tyre.
Përgjegjësitë dhe fushëveprimi i komisioneve janë të përcaktuara me rregullore të komisioneve.
Takimet e komisioneve brenda vitit do të mbahen në përputhje me planin e punës së komisioneve.
Komisionet do të mund të mbajnë takime përveç atyre të planifikuara në rastet kur kërkohet shqyrtimi apo ekspertiza për çështje që mund të dalin nga aktivitet e përditshme të SHKÇAK.
Raportimin për punën e tyre komisionet do ta bëjnë në periudha të rregullta dhe atëherë kur Bordi e kërkon një gjë të tillë.
Komisioni për Nominime
Komisioni për Nominime është përgjegjës për zhvillimin e procesit të nominimeve për anëtarë të Komisioneve si dhe për anëtarë të Bordit të ShKÇAK. Gjatë realizimit të përgjegjësive të përcaktuara me Statut dhe me Rregullore, Komisioni për Nominime bashkëpunon ngushtë me Bordin e Shoqatës, përderisa për punën e vet i raporton Kuvendit.
Anëtarët e Komisionit për Nominime
Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë
Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë është një prej komisioneve themelore të ShKÇAK-së. Përgjegjësitë e komisionit janë të përcaktuara në Statutin e ShKÇAK-së dhe në Rregulloren e Komisionit.
Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë e përcakton përgjegjësinë disiplinore të anëtarëve të Shoqatës në rast të shkeljes së dispozitave të ligjeve, Statutit të ShKÇAK-së si dhe parimeve themelore të Kodit të Etikës profesionale.
Anëtarët e Komisonit për Sjellje dhe Disiplinë
Komisioni për Edukim dhe Standarde Profesionale
Qëllimi dhe objektiva e Komisionit është që të siguroj se ShKÇAK është duke i adresuar dhe implementuar në mënyrë të drejtë të gjitha standardet ndërkombëtare të profesionit të lëshuara nga standard-vënësit vendor dhe global me rëndësi për interesin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Për të përmbushur qëllimin e tij, Komisioni për Edukim dhe Standarde Profesionale synon të luajë një rol aktiv dhe me ndikim duke qenë vazhdimisht i informuar për zhvillimet në fushën e standardeve ndërkombëtare, duke zhvilluar dhe ofruar udhëzime për implementimin e standardeve, duke qenë aktiv dhe efikas në ofrimin e komenteve në të gjitha publikimet dhe ligjet nga fusha e edukimit dhe standardeve profesionale dhe duke bashkëpunuar me të gjitha palët e ndërlidhura për adresimin dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të veta.
Anëtarët e Komisionit për Edukim dhe Standarde Profesionale
Komisioni për Menaxhimin e Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet
Qëllimi dhe objektiva e Komisionit është që të sigurojë mbrojtjen e interesit publik si dhe të sigurojë që të gjithë anëtarët e ShKÇAK-së të ofrojnë shërbime profesionale sipas standardeve më të larta etike dhe në përputhje me Deklaratat mbi Obligimet e anëtarësisë (DOA 1) të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) si dhe të sigurojë se këto shërbime janë në pajtueshmëri me kërkesat e Kodit të Etikës profesionale.
Anëtarët e Komisionit për Menaxhimin e Cilësisë në Pajtueshmëri me Standardet
Komisioni për Tatime
Komisioni për tatime këshillon lidhur me çështjet tatimore bazuar në hulumtimet e ShKÇAK-së dhe përvojën e anëtarëve të saj të punësuar në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe fushën financiare. Komisioni siguron se anëtarët e ShKÇAK-së kanë qasje të mjaftueshme në informata dhe nivel të lartë të edukimit për t’u ofruar punëdhënësve, klientëve dhe palëve tjera këshilla profesionale të nivelit të lartë lidhur me çështjet tatimore.
Anëtarët e Komisionit për Tatime