Kandidatët duhet të kenë së paku 12 muaj eksperiencë në kontabilitet, tatime apo auditim për të fituar thirrjen "Ekspert Tatimor" dhe së paku 24 muaj eksperiencë për të fituar thirrjen "Ekspert i Lartë Tatimor".
Përvoja praktike mund të realizohet para ose pas regjistrimit në program por thirrja mund të fitohet vetëm pas realizimit të të gjitha kërkesave të programit.
Anëtarët ekzistues të Shoqatës mund të fitojnë titullin duke plotësuar këto kushte:
Teknik i Kontabilitetit – do të fitojnë titullin "Ekspert Tatimor" pasi të dëgjojnë ligjëratat dhe kalojnë provimin në lëndën “P5- Raportimi Financiar”.
Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar - do të fitojnë titullin "Ekspert Tatimor”. Ndërsa “Ekspert i Lartë Tatimor” do të fitojnë titullin pas përfundimit të provimit T5.
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar – lirohen vetëm nga lënda T1.
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - do të fitojnë titullin "Ekspert Tatimor" pasi të dëgjojnë ligjëratat dhe kalojnë provimin në lëndën “P5- Raportimi Financiar”.
Kandidatët duhet të kenë përfunduar të paktën një fakultet të nivelit baçelor.
Kandidatët duhet të kenë: Edukim profesional dhe përvojë pune.
Kandidatët duhet të kenë së paku dy vite eksperiencë në kontabilitet, auditim dhe forenzikë financiare. Përvoja praktike mund të realizohet para ose pas regjistrimit në programin çertifikues por thirrja mund të fitohet vetëm pas arritjes së të gjitha kërkesave të programi çertifikues.
Lëndët e skemës së çertifikimit për Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare janë:
Anëtarët ekzistues të Shoqatës mund të fitojnë titullin Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare duke plotësuar këto kushte :
Teknik i Kontabilitetit – do të fitojnë titullin pasi të dëgjojnë ligjëratat në lëndët “P6- Auditimi” dhe “P7- Menaxhmenti Financiar” të përfundojnë provimin në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Kontabilist i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimit në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante
Auditor i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimit në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - do të përfitojnë titullin pas përfundimit të provimit në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - do të përfitojnë titullin pasi të dëgjojnë ligjëratat në lëndët “P4- Ligjet dhe tatimet në Kosovë” dhe “P7- Menaxhmenti Financiar”, të përfundojnë provimin në lëndën “Moduli 2” si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante.
Studentët e ShKÇAK mund të zgjedhin edhe trajnimin e përshpejtuar dhe të përfundojnë 4 lëndë për 6 muaj.
Nëse një grup prej së paku 10 studentëve kërkon orë shtesë për një lëndë të caktuar ne e ofrojmë këtë mundësi por ky trajnim nuk mbulohet nga pagesa e trajnimit bazë.
ShKÇAK deri më tani ka arritur të krijojë reputacion ndërkombëtar si me anëtarësime në shoqatat më të njohura globalisht ashtu edhe me marrëveshje për njohjen e programeve çertifikuese dhe provimeve të saj për sektorin privat dhe publik.
Duke qenë se ShKÇAK është anëtare e Federatës Nderkombëtare të Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK/IFAC) ka përparësi për njohje në më shumë se 130 shtete, rreth 175 shoqata të kontabilitetit dhe auditimit, por kjo varet edhe nga politikat e brendshme të shoqatave përkatëse.
Kartela e ShKÇAK konsiderohet mjet për identifikimin tuaj dhe do të ju nevojitet për çdo aktivitet të Shoqatës.
Ju duhet ta keni kartelën e ShKÇAK me vete çdo herë kur të merrni pjesë në provime. Në rast se e keni humbur kartelën, është me rëndësi që të kërkoni nga Zyra Ekzekutive kartelën e re pasi që kartela dhe një dokument tjetër identifikimi me fotografi, Pasaporta apo letërnjoftimi do të jenë të domosdoshme për pjesmarrje në provime.
Ju duhet të lajmëroheni në Zyrën Ekzekutive të ShKÇAK, ta lajmëroni humbjen e kartelës dhe të bëni kërkesë për pajisje me kartelë tjetër.
Në rast se keni bërë çfarëdo ndryshimi në informatat tuaja personale, adresën elektronike, adresën e banimit, vendin e punës, numrin e telefonit etj, duhet të lajmëroheni në Zyren Ekzekutive të ShKÇAK. Nëse keni ndryshuar emrin apo mbiemrin ju duhet që të dorëzoni dokumentet që vërtetojnë këto ndryshimedhe Zyra Ekzekutive do t'ju pajisë me kartelë të re.
Personeli i Zyrës Ekzekutive është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve në çdo kohë. Ne ju inkurajojmë që përmes adresës elektronike të na i dërgoni kërkesat tuaja, kurse në pamundësi të dërgimit përmes adresës elektronike, kërkesat tuaja do t'i bëni në formë të shkruar dhe përgjigjen do ta merrni përmes: