Thirrje për veprim

2020-03-11 - 09:28

Të gjithë pjesëmarrësit në ekosistemin e auditimit dhe të sigurisë duhet të veprojnë për të përmirësuar procesin e auditimit, aftësitë dhe të menduarit e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit, aktivitetet e qeverisjes së kompanive dhe firmave, rregulloret dhe standardet që mbështesin raportimin e entitetit dhe sjelljen e auditorit dhe se si vlerësohet cilësia e auditimit.

Procesi i duhur

  1. Qasja e auditimeve si një proces me vlerë të shtuar dhe jo si një ushtrim pajtueshmërie
  2. Evoluimi i shërbimeve të reja të sigurimit për të përmbushur nevojat e akterëve relevant
  3. Përvetësimi i rolit të teknologjisë në proceset e auditimit dhe standardet e auditimit

Personeli i duhur

  1. Sigurimi i diversitetit në praktikat e punësimit
  2. Ruajtja e modelit me shumë veprimtari të biznesit duke ruajtur pavarësinë e auditorit
  3. Vazhdimi i fokusimit në rritjen e aftësive, kompetencave dhe respektimin e parimeve themelore etike

Qeverisja e duhur

  1. Emërimi i komiteteve të afta dhe të pavarura të auditimit
  2. Përmirësimi i transparencës dhe komunikimit nga komitetet e auditimit, firmat dhe Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit

Rregullatori i duhur

  1. Azhurnimi i standardeve të auditimit dhe ofrimit të sigurisë për të mbajtur ritmin me nevojat e entiteteve më pak komplekse dhe entiteteve mjaft komplekse
  2. Adoptimi i një qasje të kujdesshme ndaj rregullave
  3. Reformimi i regjimeve të përgjegjësisë ligjore për të lehtësuar zgjerimin e ofrimit të sigurisë
  4. Aplikimi i analizës të bazuar në evidenca dhe marrja parasysh e ndikimeve lokale kur vlerësoheni mjetet rregullatore si Auditimi i Përbashkët

Matja e duhur

  1. Përmirësimi i matjes dhe raportimit të cilësisë së auditimit — nga firmat, Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit dhe rregullatorët