Procesi i duhur

2020-03-11 - 09:55

Qëllimi i një auditimi është të i’u ofroj investitorëve dhe akterëve të tjerë relevant siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare, të marra në tërësi, janë përgatitur në përputhje me kornizën në fuqi të raportimit financiar dhe janë të lira nga anomalitë materiale. Auditimet ndihmojnë udhëheqësit dhe të tjerët përgjegjës për mbikëqyrjen e një entiteti raportues për të vlerësuar qëndrueshmërinë e informacionit financiar të përgatitur nga menaxhmenti dhe për të marrë njohuri kritike në kontrollet financiare të një entiteti si dhe rreziqet e shoqëruara. Shërbimet e auditimit dhe të sigurisë kanë evoluar dhe duhet të vazhdojnë të evoluojnë, në mënyrë që të plotësojnë nevojat gjithnjë e në ndryshim të akterëve relevant.

  • Federata Ndërkombëtare e Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC) - beson që akterët relevant të auditimit - veçanërisht bordet e ndërmarrjeve, organet qeverisëse dhe menaxhmenti - duhet ta shohin auditimin si një proces të vlerës së shtuar sesa një ushtrim pajtueshmërie që thjesht rezulton në një opinion auditimi mbi pasqyrat financiare. Përmes procesit të kryerjes së auditimit, puna e menaxhmentit në përgatitjen e informacionit të raportuar ekzaminohet. Procesi duhet të rrisë besimin në vlerësimin e rreziqeve, parashikimeve dhe vlerësimeve, kontrollet e brendshme, mbledhjen e të dhënave dhe mënyrën se si menaxhmenti mbahet përgjegjës. Ne mbështesim përpjekjet që i mundësojnë auditorit të paraqesë transparencë dhe vlerë më të madhe në raportin e auditimit - për shembull, kërkesat për të komunikuar çështjet kyçe të Auditimit (sipas SNA701)  dhe çështjet kritike të Auditimit (nën PCAOB AS 3101).
  • IFAC beson se përdorimi i teknologjisë duhet të mundësojë auditime me cilësi të lartë. Mjetet e drejtuara nga teknologjia mund të lehtësojnë një ekzaminim më gjithëpërfshirës të pothuajse të gjitha transaksioneve dhe të rrisin ndjeshëm efikasitetin dhe efektivitetin e auditimeve. Aplikimi i teknologjisë në metodologjinë e auditimit mund të përmirësojë identifikimin dhe analizën e çështjeve me rrezik të lartë që kërkojnë ekspertizë të specializuar. Sidoqoftë, aplikimi i teknologjisë për auditim nuk ka të ngjarë, vetvetiu, të çojë në sigurimin e më shumë sesa "sigurim të arsyeshëm" dhe as të çojë gjithmonë në zbulimin e mashtrimit.  Standard vënësit duhet të vazhdojnë të përmirësojnë vazhdimisht punën që adreson në përdorimin e teknologjisë nga subjektet e audituara, si dhe mënyrën se si mjetet dhe teknikat e automatizuara mund të përdoren në angazhimet e auditimit dhe të sigurisë.
  • Ne përkrahim evolucionin e shërbimeve të sigurimit që plotësojnë më mirë nevojat e investitorëve dhe një grupi më të gjerë të akterëve relevant, duke përfshirë sigurimin e kontrolleve të brendshme dhe sistemet e menaxhimit të rrezikut, zbulimin e mashtrimit ose rishikimet e forenzikës financiare, vlerësimet e vijimësisë(duke përfshirë aftësinë për të paguar dividendë), raportimi digjital, metrikat "jo të GAAP", dhe raportet ose zbulimet që përmirësojnë raportimin e korporatave (përfshirë informacionin e raportuar në Kornizën ligjore të Raportimit Ndërkombëtar të Integruar). Ndërsa nevojat e tregut për këto shërbime evoluojnë, dhe kornizat ligjore për sigurimin e këtyre informacioneve janë zhvilluar, organizatat duhet të përfitojnë nga këto angazhime të sigurimit dhe rregullatorët duhet të marrin parasysh se cili nivel i mbikëqyrjes dhe i sigurisë është i përshtatshëm.