COVID-19:

Të nderuar anëtarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Uroj që të gjithë ju dhe të afërmit tuaj të jenë me shëndet të mirë në këto kohëra të pasigurta.

Jemi duke kaluar në një situatë si asnjëherë më parë. Pandemia e COVID-19 po paraqet rrezik për shëndetin tonë dhe të gjithë atyre që na rrethojnë dhe mënyra më e mirë për tu ballafaquar me këtë situatë përveç këshillave nga institutet e shëndetësisë është edhe distancimi social. Mirëpo ky distancim nuk do të thotë shkëputje apo ndërprerje e plotë e aktiviteteve tona. Tani më shumë se kurrë e konsiderojmë të rëndësishme të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët dhe bashkëpunëtorët tanë dhe të ndajmë eksperiencat me njëri tjetrin përmes komunikimit virtual.

Për ne si profesionist, është e rëndësishme të ofrojmë ekpsertizën tonë për t’iu dal ballë kërkesave të bizneseve duke ditur se kjo gjendje është duke shkaktuar krizë ekonomike dhe bizneset do të kenë nevojë për këshilla lidhur me strukturim të biznesit, parashikime të rrjedhës së parasë, tatime apo çështje kreditore. 

Duke e pasur parasysh ndikimin e COVID-19 në profesion dhe në ekonomi në përgjithësi, ne si shoqatë profesionale kemi hapur portalin në webfaqen tonë, përmes së cilit do të mundësojmë shpërndarjen e artikujve, opinioneve dhe informatave tjera nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët tanë, federatat dhe organizatat profesionale ndërkombëtare, në përballje me situatën aktuale. 

Shpresoj që të gjithë së bashku të tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë.

#rrinshpi

Ardiana Bunjaku

Drejtoreshë Ekzekutive

Kriza e koronavirusit: Efektet e mundshme në raportim dhe auditim

Artikull i publikuar nga: Accountancy Europe Pandemia e koronavirusit (SARS-CoV-19) vazhdon të përhapet në shumë vende, përfshirë Evropën. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe autoritetet kombëtare mund të konsultohen për efektet...

2020-03-27 - 08:47 Lexo me shumë

Gjatë pandemisë së Koronavirusit, Biznesi duhet të jetë protagonist, jo spektator

Artikull i shkruar nga: Richard Winston Edelman - President dhe Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Edelman” dhe Dr. David Nabarro - i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetit për COVID-19 Përderisa bota është duke u...

2020-03-27 - 08:22 Lexo me shumë

Nëse OPK e juaj nuk është duke punuar ende nga distanca, përdorni këtë kohë kritike për planifikim

Artikull i shkruar nga: Joseph Bryson - Drejtor për Cilësi dhe Zhvillim Source: IFAC Një javë më parë, unë do t'ju thoja që një shprehje si “kohë e jashtëzakonshme” është e tepërt. Unë do...

2020-03-26 - 04:48 Lexo me shumë

Koronavirusi: 4 këshilla për të punuar nga shtëpia

Përhapja e koronavirusit është në titujt kryesorë të lajmeve. Shumë punëdhënës janë duke u përgatitur për ndërprerje të mundshme të punës, gjë që mund të ndikojë në veprimtarinë e...

2020-03-18 - 11:26 Lexo me shumë