Suzana Stavrikj

Suzana Stavrikj është Udhëheqëse e Divizionit të SIgurisë në Grant Thornton dhe është përgjegjëse për ekipet e firmës që punojnë me industrinë financiare, duke siguruar që profesionistët e firmës janë duke punuar në mënyre efektive në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe janë duke ofruar auditime të cilësisë sa më të lartë. Me 24 vite përvojë në auditim dhe financa, është e specializuar në punën me bankat e mëdha, rregullatorët financiarë, fondet e investimeve, shtëpitë e kursimeve dhe agjentët dhe firmat e sigurimeve në sektorin e kredive. Është anëtare e ShKÇAK-së, mban titullin Auditor i Çertifikuar dhe ështe e licencuar si Auditor Ligjor.