Sevime Zhitia

Sevime Zhitia është bashkëpronare në kompaninë për shërbime të kontabilitetit G Mobile Sh.p.k. e cila është përgjegjëse për përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të gjitha shërbimeve tjera të kontabilitetit. Me një përvojë më shumë se 20 vite ajo nga viti 2001 deri 2010 ka punuar si drejtoreshë financiare në kompaninë e Sigurimeve Dardania, nga viti 2011 deri në 2015 ka punuar në Turalb Sh.p.k si Udhëheqëse e Kontabilitetit dhe nga viti 2015 është udhëheqëse e kontabilitetit në kompaninë Gritankos Sh.p.k. Gjatë karrierës së saj si kontabiliste e çertifikuar ka nënshkruar dhe përgatitur pasqyrat financiare të shumë kompanive të tjera të cilat janë bërë përmes kompanisë së kontabilitetit. Është anëtare e ShKÇAK-së nga viti 2006 dhe mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar nga viti 2008 dhe është ekonomiste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës.