Është anëtar i Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2016-2018 dhe është ligjërues i lëndës “Ligjet dhe tatimet në Kosovë” në ShKÇAK. Si anëtar i Këshillit në disa mandate dhe Kryetar gjatë mandatit 2012-2014 ka kontribuar në forcimin e profesionit dhe ngritjen e imazhit të Shoqatës. Ka përfaqësuar Shoqatën në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. Poashtu, është anëtar i Komisionit për Sigurim të Cilësisë dhe i Nënkomisionit për Tatime. Ka një pervojë mbi 30 vjeçare në financa publike dhe atë në çështje tatimore dhe të menaxhimit financiar. Në janar të vitit 2000 ishte zgjedhur udhëheqësi i parë nga stafi vendor dhe ështe njëri ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës. Ka punuar në pozita të larta në Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore, në Bordin Kosovar për Raportim Financiar si dhe në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ka publikuar shumë artikuj për çështje tatimore dhe të administrimit tatimor. Mban titullin Auditor i Çertifikuar dhe i ka kryer studimet master në Kontabilitet dhe Auditim në ASSAU.