Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore e EFAA-së 2019

2019-06-28 - 02:23

Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK-së, Znj. Ardiana Bunjaku është duke marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) për vitin 2019, e cila po mbahet në Amsterdam, Holandë.

Ndër pikat e agjendës së takimit është prezantimi i raportit vjetor, diskutimi dhe aprovimi i planit të aktiviteteve Korrik 2019 – Dhjetor 2020, aprovimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2018, lirimi i Bordit të Drejtorëve të EFAA-s nga çdo detyrim që rrjedh nga kryerja e detyrave të tyre gjatë vitit financiar që përfundoi më 31 dhjetor 2018 si dhe caktimi i auditorit për 2019-2021.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi janë duke u diskutuar dhe çështje të tjera me rëndësi, si planifikimi për vitin 2019 dhe projekt buxheti për vitin 2020, diskutimi mbi draft statutet e rishikuara të EFAA-së dhe hapat e ardhshëm. Pjesë e diskutimit janë dhe zgjedhja e Presidentit të EFAA-së, ku u përzgjodh Z. Marin Salvador dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Drejtorëve, ku u përzgjodh Z. Johan De Coster, më tutje pjesë e diskutimit janë dhe vendndodhjet dhe datat e takimeve të ardhshme.