Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë 2019

2019-06-07 - 09:16

Sot, 07 qershor, 2019, në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Në hapje të mbledhjes fjalë rasti mbajtën përfaqësues të Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës: Z. Shyqyri Bytyqi – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Fatmir Gashi – Zëvendës Ministër i Financave, Z. Besnik Osmani - Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Z. Afrim Maloku - Kryetar i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar.

Më tutje, u prezantua raporti i aktiviteteve të Shoqatës gjatë vitit 2018 nga Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK - Znj. Ardiana Bunjaku, si dhe u prezantua raporti i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2018 nga Z. Fahri Breznica – Thesarist. Më tutje, Kryetarja e Këshillit të ShKÇAK, Znj. Afërdita Gashi ftoi Zv. Drejtorin e ShKÇAK - Z. Driton Pustina të prezantojë Strategjinë për vitet 2020 – 2024 dhe Planin e Punës të Shoqatës për vitin 2020, ndërsa projekt Buxheti u prezantua nga Z. Fahri Breznica, dhe Znj. Teuta Karameta - Udhëheqëse Financiare në ShKÇAK.

Si organi më i lartë qeverisës i Shoqatës, Asambleja e përbërë nga anëtarët aktiv të ShKÇAK-së votoi dhe aprovoi me shumicë votash raportin e aktiviteteve dhe raportin e pasqyrave financiare të audituara për vitin 2018, strategjinë për vitet 2020-2024, planin e punës dhe buxhetin për vitin 2020.

Këtë vit u mbajtën edhe zgjedhje për anëtaret e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë për periudhën 2019-2022, ku pas votimit nga Asambleja u zgjodhën kandidatët si në vijim:

Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë 2019-2022:

  • Alban Lufi
  • Elvira Ibrahimi Hoti
  • Fitore Neziri
  • Kaltrina Kadriu Xhemaj
  • Nekibe Haziri