Tre domosdoshmëri për tatuarjen e ekonomisë digjitale

2019-03-19 - 11:18

Revolucioni digjital po transformon ekonomitë, modelet e biznesit dhe jetën e të gjithë qytetarëve. Ai po ndikon në mënyrë dramatike në çdo aspekt të ekonomive, duke përfshirë bazën tatimore dhe aftësinë e qeverive për të rritur të ardhurat. Politika tatimore është në krye të agjendës në shumë vende. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe India, në Francë, Gjermani, Malajzi dhe SHBA, ju mund t'i shihni këto debate në gazeta, në fjalimet e politikanëve si dhe në mendjet e qytetarëve.

Në emër të profesionit global të kontabilitetit dhe auditimit, ne jemi të përkushtuar në avancimin e një sistemi tatimor në nivel global që është i besueshëm, i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm ndaj nevojave në zhvillim të shekullit të 21-të.

Një ekonomi globale e qëndrueshme dhe dinamike është ajo që do të jetë e tatueshme në mënyrë efikase, efektive dhe të drejtë. Por sfidat tatimore të paraqitura nga digjitalizimi ngritin pyetje teknike shumë komplekse. Si identifikoni krijimin e vlerës për një kompani, selia e së cilës është në Gjermani, shitësit e të cilës qëndrojnë në Singapor, përdoruesit e të cilës janë globalë dhe e cila fiton të ardhura duke shitur reklama te ndërmarrjet e tjera shumëkombëshe?

Le të mos jemi naivë - kjo është një sfidë e madhe dhe debati nuk ka të bëjë me kompani specifike: do të ishte e papërshtatshme të kufizohemi vetëm tek ndërmarrjet "digjitale". E gjithë ekonomia po lëviz në platformat digjitale.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka adresuar këtë çështje brenda kornizës së BEPS-it (Baza e Erozionit dhe Zhvendosja e Fitimit) gjatë gjysmë dekadës së fundit. Konsultimet e tanishme, të lansuara më 13 shkurt me përgjigjet që do të pranohen deri më 6 mars, paraqesin një pikë kritike vendim-marrëse. Në emër të profesionit global të kontabilitetit dhe auditimit, ne inkurajojmë fuqimisht ndjekjen e konsensusit global në zhvillimin e politikës tatimore për ekonominë digjitale. Ne e dijmë se kjo do të jetë sfiduese, por veprimi i njëanshëm do të rezultojë vetëm në rritjen e kompleksitetit, pasigurisë dhe taksës së dyfishtë, gjë që do të pengonte tregtinë ndërkufitare dhe rritjen.

Në të vërtetë, ne kemi mbrojtur praktikat e harmonizuara në nivel global me vite të tëra. Për më shumë se katër dekada, FNK ka punuar me përcaktuesit ndërkombëtarë të standardeve për të promovuar adoptimin dhe implementimin e standardeve globale të etikës, auditimit, edukimit dhe raportimit të sektorit publik.

Profesioni global  i kontabilitetit dhe auditimit duhet të jetë pjesë e zgjidhjes. Sipas hulumtimeve nga FNK, ACCA dhe CA ANZ, të cilat morën mendimin e qytetarëve nëpër G20 për sistemet tatimore, kontabilistët dhe auditorët profesionistë janë grupi më i besuar i qytetarëve në kontributin e tyre për sisteme tatimore më të drejta, më efektive dhe më efikase.

Si një akter kyç në debatin digjital të tatimeve, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të vendosur veten në drejtimin e duhur për rritjen dhe qëndrueshmërinë. Dhe ja se si: duke iu përmbajtur një procesi rigoroz, global të vendosjes së politikave.

Domosdoshmëria # 1: Bashkëpunimi Global është esencial

Është në interesin e përbashkët mbajtja e një grupi të vetëm parimesh tatimore ndërkombëtare relevante dhe koherente për të nxitur efikasitetin ekonomik dhe mirëqenien globale. Me gjithë përpjekjet për të punuar drejt një zgjidhjeje të orientuar nga konsensusi, disa vende kanë filluar të ndërmarrin veprime të njëanshme.

Të shkuarit vetëm me politikën për tatimin e ekonomisë digjitale do të rrisë fragmentimin rregullator, i cili është i dëmshëm për shëndetin, elasticitetin dhe rritjen e ekonomisë globale. Rregullimi i fragmentuar jo vetëm që është i kushtueshëm në aspektin e burimeve, por edhe në aspektin e rrezikut të shtuar ndaj sistemit financiar.

Vitin e kaluar, FNK dhe Biznesi në OECD (BIAC), përmes një pyetësori të drejtuesve të lartë dhe udhëheqësve rregullatorë, identifikuan koston e rregullimit financiar të fragmentuar - më shumë se 780 miliardë dollarë në vit. Kjo është e papranueshme dhe e paqëndrueshme.

Megjithatë, bashkëpunimi për hir' të bashkëpunimit nuk është i mjaftueshëm. Krijimi i një politike të mirë tatimore në nivel global është një proces rigoroz dhe intensiv që kërkon identifikimin dhe ndjekjen e objektivave të qarta dhe konsultimin transparent dhe të hapur.

Aspektet e veçanta në ekonominë digjitale që lidhen me identifikimin e krijimit të vlerës dhe zhvillimin e një politike tatimore koherente për t'i adresuar ato janë sfiduese - por ato duhet të adresohen në bashkëpunim.

Domosdoshmëria # 2: Të mësuarit nga e kaluara për të formuar të ardhmen

Ndërkohë që kompanitë më të mëdha të shërbimeve digjitale nuk ishin fare të domosdoshme në fillim të shekullit të 21-të, “dot com boom”  e dy dekada-ve më parë mund të na ofrojë mësime të rëndësishme në drejtimin e tatuarjes së ekonomisë digjitale.

Mund të marrim mësim nga Korniza Tatimore e Otavës, e cila u zhvillua në fillim të shekullit, për të adresuar sfidat e sipërmarrjeve të sapo dala në Internet. Korniza e Otavës parashtroi disa parime të rëndësishme për të sjellë praktikat tatimore në epokën digjitale.

Mund të argumentohet që parimi kryesor i kornizës së Otavës është neutraliteti. Në vitin 2003, OECD-ja shkruante: "Megjithëse ekzistojnë shumë tregtar të vegjël, tregu tani dominohet nga një numër relativisht i vogël i kompanive të njohura me emra dhe marka të lansuara ndërkombëtarisht, të cilat kryesisht kanë ekzistuar para Internetit ose janë themeluar shumë shpejt nga fazat e hershme të lansimit të Internetit ".

Tingëllon e njohur?

Siç kemi vepruar atëherë, duhet të vazhdojmë të punojmë për të bashkëpunuar në politikë që balancon saktësinë dhe thjeshtësinë. Ajo duhet të administrohet nga vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, dhe të ketë një mekanizëm të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Përveç këtyre parimeve, ne gjithashtu pranojmë shumë nga konsideratat potenciale të modeluara dhe paraqitura në dokumentin e konsultimit të OECD-së, veçanërisht ato që kërkojnë:

  • Të marrin parasysh nivelet e ndryshme të zhvillimit dhe kapacitetin e administratës tatimore;
  • Të garantojnë një fushë loje të barabartë midis juridiksioneve të vogla dhe të mëdha;
  • Të shqyrtojnë efektin e mundshëm të opsioneve të ndryshme mbi të ardhurat dhe sjelljet e tatimpaguesve;
  • Të kufizojnë koston e pajtueshmërisë dhe administrimit;
  • Të mbajnë në mend qasjen e bazuar në parime;
  • Të bëjnë koordinimin midis rregullave globale dhe rregullave vendore; dhe
  • Të zbatojnë vazhdimisht rregullat nëpër administratat tatimore në juridiksione të shumëfishta pjesëmarrëse.

Domosdoshmëria # 3: Zhvillimi i politikës tatimore që rrit besimin

Tatimet kanë të bëjnë me shumë gjëra si paraja, politika, stimujt, politikat ekonomike etj. Si qytetarë, të gjithë e dijmë se sa të rëndësishme janë tatimet në baza personale.

Sistemet e tatimeve të fuqishme dhe të barabarta janë çelësi për ruajtjen e besimit të publikut tek qeveria, autoritetet tatimore dhe institucionet e tjera në të gjithë ekonominë. Hulumtimi ynë tregon se qytetarët janë mjaft të preokupuar për nivelin e tatimeve, dhe nëse kompanitë shumëkombëshe po paguajnë tatime të mjaftueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për ekonominë digjitale, ku paqartësia dhe pamundësia e sistemeve tatimore për të mbajtur ritmin me modelet e biznesit në zhvillim, ka formuar opinionin publik dhe qeveritar gjatë dekadës së fundit.

Ashtu siç është, qytetarët janë të shqetësuar për transparencën, pabarazinë dhe kompleksitetin në sistemin tatimor dhe më pak se gjysma (42%) e shohin procesin tatimor si përgjithësisht të drejtë.

Lajm i mirë është se publiku duket se është i harmonizuar mirë me bisedat bashkëkohore të politikave, pasi bashkëpunimi në politikën ndërkombëtare tatimore mbështetet nga shumica e qytetarëve nëpër G20.

Vendosja e politikës tatimore përfundimisht zbret në besim - midis qeverive, korporatave dhe njerëzve. Mbrojtja e këtij besimi është, në të drejtën e saj thelbësore për ekonomitë e qëndrueshme. Zgjidhja e debatit rreth asaj se si ekonomia digjitale tatohet do të kalojë një periudhë të gjatë si për të rritur ose ashtu dje për të ulur besimin në sistemin global tatimor.

Konkluzion

Realiteti është se qeveritë kombëtare do të mbajnë sovranitetin mbi politikën tatimore dhe se çdo komb ka nevoja unike dhe kontekste të opinionit publik rreth çështjeve  tatimore.  Është gjithashtu e vërtetë që vendet do të vazhdojnë të përdorin politikën tatimore si një levë ekonomike për të konkurruar për investime. Por, digjitalizimi është një prirje që është vendosur vetëm për t'u thelluar dhe ekziston një nevojë urgjente për konsensus.

Ne duhet të ndjekim një proces që rrit besimin në sistemin global tatimor dhe që shmang fragmentimin rregullator me çdo kusht. Rrjedhat digjitale të të ardhurave do të rriten vetëm me kalimin e kohës - ne duhet ta marrim këtë të drejtë pikë së pari për të shmangur vendosjen e ekonomisë globale në një kurs rrëzimi të interesave konkurruese.

Në mënyrë të menjëhershme, propozimet e OECD shkojnë përtej fokusit në kompanitë strikte "digjitale" dhe përqendrohen në të gjitha bizneset me operime ndërkufitare, pavarësisht nëse janë digjitale apo jo.

Si e tillë, kjo punë do të ndikojë në të gjitha bizneset me operime ndërkufitare - dhe po lëviz shumë shpejt. Si rezultat, kompanitë mund të dëshirojnë që jo vetëm ta ndjekin këtë punë nga afër, por edhe të marrin në konsideratë dhënien e komenteve deri më 1 mars 2019 ose duke u angazhuar në debat.

Ne ju rekomandojmë që të shtoni zërin tuaj në debatin global. Shiko Konsultimin e OECD këtu.

Artikull i shkruar nga Kevin Dancey –  Drejtor Ekzekutiv i FNK-së