ShKÇAK pjesëmarrëse në webinarin e organizuar nga EFAA dhe EUIPO

2021-02-03 - 03:35

Përfaqësues të ShKÇAK sot morën pjesë në webinarin e organizuar nga Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) dhe Zyra për Pronësi Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO), ku u diskutua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të këtyre dy organizatave.

Objektivi i nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë është të lejojë organizatat anëtare të EFAA dhe anëtarët e tyre të informohen dhe të fitojnë disa njohuri themelore mbi Pronësisë Intelektuale. Gjatë webinarit u shpalosën informacione shumë të rëndësishme mbi të drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe mbi mundësitë e trajnimit të organizatave dhe anëtarëve të tyre.

Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM) janë këshilltarët e besuar të klientëve të tyre të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe aftësia e tyre për të këshilluar klientët e tyre të NVM-ve në disa aspekte të aktiviteteve të tyre të biznesit është thelbësore për të ndihmuar NVM-të të mbeten konkurruese dhe të rriten. Sipas tabelës së rezultateve të NVM-ve të EUIPO të kryer në vitin 2019, kontabilistët shpesh janë këshilltarët e vetëm të ndërmarrjeve të vogla dhe mikro. Ato, pra, luajnë një rol kyç në jetën e biznesit të NVM-ve. Një rol i tillë unik këshillues duhet të përfshijë sigurimin e disa informacioneve themelore mbi të drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe aftësinë për të këshilluar klientët e tyre sa herë që të jetë e nevojshme mbrojtja e Pronësisë Intelektuale.