Kaltrina Kadriu Xhemaj është profesioniste e financave dhe kontabilitetit me përvojë të gjerë në sektorin privat dhe në kompani ndërkombëtare.
Aktualisht ushtron pozitë udhëheqëse në fushën e financave korporative, ku angazhohet në raportim financiar, analiza menaxheriale, planifikim buxhetor, menaxhim të cash flow dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat ligjore, tatimore dhe standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.
Gjatë karrierës së saj ka ndërtuar ekspertizë të konsoliduar në auditim, kontabilitet, kontroll financiar dhe vendimmarrje strategjike, duke kontribuar në zhvillimin e proceseve efikase dhe në mbështetjen e menaxhmentit përmes analizave cilësore dhe të besueshme.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime në institucione financiare, kompani konsulente dhe korporata me standarde të larta operimi.
Kaltrina është Kontabilkistie e Certifikuar dhe ka përfunduar studimet Master në Financë, Bankë dhe Kontabilitet.
Aktualisht shërben si Anëtare e Bordit të ShKÇAK për mandatin 2026–2029"