Plani i veprimit mbi transformimin e praktikave - Udhëzues për të ardhmen

2020-05-19 - 01:47

Publikuar nga: IFAC

Rrethanat e paparashikuara ju ofrojnë praktikave të vogla dhe të mesme (PVM) mundësi të rëndësishme për t’u përshtatur dhe shërbyer në një botë që është duke ndryshuar shpejtë. Federata Ndërkombëtare e Kontbilistëve dhe Auditorëve (IFAC) ka zhvilluar një udhëheqje të menduar për transformimin e praktikës, e përqendruar në atë se si PVM-të mund të pranojnë ndryshimet, të përdorin teknologjinë, të menaxhojnë talentin dhe të kenë një theks të përtërirë në ofrimin e shërbimeve përkatëse dhe të vlerës së shtuar.

Plani i Veprimit mbi Transformimin e Praktikave - Një Udhëzues për të Ardhmen’ thekson fushat dhe iniciativat kryesore për PVM-të si këshilltarë të besuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM). Në mjedisin aktual është thelbësore që firmat e vogla të:

  • Përcaktojnë përparësitë për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, lehtësojnë operimet virtuale dhe përkrahin marrëdhëniet fleksibile të punës për stafin.
  • Sigurojnë që ka komunikim të rregullt me ​​klientët për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e tyre.
  • Rrisin marrëdhëniet e ngushta me klientët dhe fitojnë njohuri të thelluara për të ofruar shërbime përkatëse, duke demonstruar aftësinë për të zgjeruar ofertat e shërbimeve.
  • Përdorin teknologjinë për të ofruar njohuri dhe për të ju mundësuar klientëve të kuptojnë rrethanat e tyre financiare dhe të ndërmarrin veprime dhe vendime të përshtatshme të bazuara në informacione.

 

 

"Plani i veprimit mbi transformimin e praktikave - Udhëzues për të ardhmen" publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Maj 2020 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Maj 2020, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze  "Plani i veprimit mbi transformimin e praktikave - Udhëzues për të ardhmen" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "Plani i veprimit mbi transformimin e praktikave - Udhëzues për të ardhmen" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: Practice Transformation Action Plan - A Roadmap to the Future

Kontaktoni 
[email protected] për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"