Ekonomia në kohë pandemie

2020-03-29 - 12:01

Artikull i shkruar nga: Lekë Musa - Auditor Ligjor dhe Partner në Baker Tilly Kosovë

Tani kur jemi në një kohë të paparashikueshme, kur ende nuk e kemi të qartë se në çfarë drejtimi jemi duke shkuar, pyetja të cilës siç duket askush nuk di t’i përgjigjet është çfarë do të jenë pasojat ekonomike nga ngrirja ekonomike si rezultat i pandemisë. Ajo çfarë askush nuk e kishte paramenduar se do të ndodhë, veçse është duke u zhvilluar në mënyrë dramatike dita-ditës. Kush do e kishte paraftyruar se diçka e tillë mund të pezullonte çdo gjë. Dhe pasojat ekonomike do të jenë evidente, për arsye se ekonomia nuk di si të sillet e ballafaqohet me diçka të paplanifikuar. Kjo situatë është sikurse të pezullohet një periudhë e vitit, apo sikurse të vendoset që viti t’i ketë, në rastin më të mirë, vetëm 11 muaj. Se çfarë ndodhë, a mundemi të khehemi sikurse asgjë ska ndodhur, a do i kemi konsumatorët apo klientët aty ku i kemi lënë?  

Si do të adresohet tani kjo çështje?

Shumica e ekonomive botërore, janë duke intervenuar në anën e kërkesës, dmth duke intervenuar me paga për të punësuarit. Por cili do të jetë efekti në ekonomi? Duke intervenuar në anën e kërkesës, do të kemi së paku një kërkesë më të shtuar e cila do të duhej të ruante sado pak stabilitetin ekonomik. Operatorët ekonomik do të kenë mundësi që të vazhdojnë aktivitetin derisa kjo kërkesë e krijuar artificialisht të vazhdoj, mirëpo nuk dihet efekti në periudhën afatgjate. Gjithashtu, kjo kryesisht do të ruaj sektorët primarë të ekonomisë.  Ato të produketeve bazike ushqimore e të higjienës, si dhe shërbimet e domosdoshme. Mirëpo ta zëmë sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë i cili ka qenë si bartës i rritjes ekonomike së fundmi në Kosovë. Si do të ndikoj kjo ndërhyrje e papritur në kërkesën për banesa të reja?  Sigurisht se efekti do të ndihet, sepse në kohë krizash rrallë kush vendos të bëjë investim afatgjatë. Ndërsa kjo dë të reflektohet edhe në punësim në këtë sektorë dhe në kërkesë agregate. Sikurse e tëra kjo mos të mjaftonte, të punësuarit do jenë në telashe në ndërtimtari kur dihet se një numër shumë i madh i tyre janë të paregjistruar. Ashtu siç është edhe kjo analizë e imja, ashtu edhe vlerësimi i qeverive do të jetë i shkapërderdhur për të vlerësuar sektorë për sektorë e industri për industri. 

T’i kthehemi bujqësisë

Duke u nisur nga instikti i mbijetesës, besoj se edhe qeveria do të duhej të interventonte në ata sektorë të cilët kanë potencial të vazhdojnë, mbijetojnë e ndoshta edhe të prosperojnë në këtë situatë. Për ti siguruar se nuk ka humbje të resurseve më së miri është të përzgjedhën sektorët ku kërkesa është evidente. Për Kosovën ndoshta kjo situatë do të jëtë edhe mundësi për të rritur sektorin e bujqësisë e industrisë ushqimore. Ndoshta është momenti kur mund të kompenzohen humbjet si rezultat i marrëveshjes së tregtisë së lirë si pjesë e CEFTAs. Këto “barierra” për tu mbrojtur nga pandemia janë edhe kosto për improtuesit, prandaj prodhuesit vendor do të duhej të jenë në një avantazh gjatë kësaj kohe. Prandaj duke i shtuar kësaj edhe subvencionimin i cili nuk do të lejohej në situatë normale, në këtë do të jëtë mëse i pranueshëm. Prandaj investimi në bujqësi dhe industri ushqimore veçse do të duhej stimuluar. Idetë si investimi në sera, në inpute bujqësore si dhe në rritjen e numrit të stokut të kafshëve do të duhet mbështetur.   

Bankat në shpëtim

Bankat do të duhej të ndërmarrin një risk shtesë duke mos u mbështetur në fitim afatshkurtër por duke reflektuar për një periudhë më afatgjate, sepse nuk do të ju konvenonte as atyre të mos kenë kujt t’i huazojnë kredi, apo të ju rritet numri i bizneseve të cilat nuk mund të kthejnë kreditë. Prandaj, zvoglimi i normave të interesit, riprogramimi i kredive si dhe grejs periudha më të gjata të do të ishin të mirë se ardhura. Qeveria do të duhet rritur fondin e garantimit të kredive dhe të subvencionoj interesin bankar për sektor të caktuar si bujqësia dhe prodhimi.  

Po çfarë ndodhë me parashikimin financiar dhe profesionin e auditorit

Going Concern – Parimi i vijimsisë si shqetësimi i vazhdueshëm – a duhet në fakt e tërë ekonomia globale t’i nënshtrohet parimit të vijimsisë. A vlejnë parashikimet për të gjithë klientët tanë. Pasqyrat financiare janë ndërtuar mbi premisa tërësisht tjera dhe tani rrethanat e të bërit biznes kanë ndryshhuar, prandaj të gjithë ne të cilët jemi në biznes do të duhej t’i nënshtrohemi vlerësimit dhe gjykimit profesional. Sot, Dow Jones kishte raportuar rënien më të madhe në historinë e saj prej se ka filluar së ekzistuari.

 Good luck to all of us!