Teuta Ukshini Aliu është profesioniste në fushën e financave dhe auditimit, me mbi 17 vite përvojë të konsoliduar në pozita drejtuese dhe mjedise institucionale, si Auditore e Çertifikuar, anëtare e ShKÇAK dhe ACCA, ajo sjell një profil të lartë ekspertize në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), qeverisjen korporative, raportimin financiar, kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut.
Gjatë karrierës së saj, Znj. Ukshini Aliu ka mbajtur role të larta ekzekutive dhe angazhime në borde, duke kontribuar në forcimin e integritetit financiar, transparencës dhe vendimmarrjes së bazuar në evidencë. Përvoja e saj përfshin gjithashtu bashkëpunim të afërt dhe të vazhdueshëm me autoritete rregullatore, auditorë ndërkombëtarë dhe vendor, partnerë zhvillimorë dhe institucione publike, duke garantuar standarde të larta profesionale dhe zgjidhje të qëndrueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.