Burim Ahmeti - Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Prokurimit

Gjatë përvojës së tij në ShKÇAK, Burim Ahmeti është angazhuar në hartimin dhe azhurnimin e dokumenteve themelore të ShKÇAK duke përfshirë këtu statutin, rregulloret, procedurat dhe vendimet e organeve më të larta dhe dokumenteve tjera në kuadër të veprimtarisë së Shoqatës.

Poashtu është përgjegjës për sigurimin e përputhshmërisë së dokumenteve themelore me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, dhënien e opinioneve ligjore për implementimin sa më efikas si dhe monitorimin dhe zbatimin e tyre. Është i angazhuar edhe në zhvillimin e prokurimit duke qenë përgjegjës për aplikimin adekuat të procedurave të aprovuara.

Si i nominuar i ShKÇAK, ka marrë pjesë në shumë grupe punuese për diskutimin dhe komentimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative, si Udhëzimi Administrativ për Librat dhe Regjistrat Tregtarë, Ligji për Autoritetin Kombëtar te Kualifikimeve, Ligji për Falimentime dhe së voni është edhe anëtar i grupit punues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Direktivën e Shërbimeve të BE. Ka kryer Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.