Gent Shala Consulting sjell mbi 14 vjet përvojë profesionale në fusha të tilla si "people operations", brendimi i punëdhënësve dhe udhëheqja, në sektorë të ndryshëm. Kompania jonë është e fokusuar në arritjen e rezultateve përmes udhëheqjes efektive, menaxhimit financiar, planifikimit strategjik dhe përmirësimit të komunikimit organizativ në të gjitha nivelet.
Me një ekip të shkathët dhe ekspertizë të lartë, ne ofrojmë shërbime të burimeve njerëzore, transformimit digjital dhe menaxhimit të performancës dhe produktivitetit.
Ekipi ynë ka zhvilluar programe trajnimi gjithëpërfshirëse që kanë ndikuar dhe kanë luajtur njërol kyç në rritjen dhe efikasitetin operativ të organizatave të shumta. Ekspertiza jonë në komunikimin ekzekutiv dhe sjellje organizative ka kontribuar vazhdimisht në sukseset e kompanive ku kemi qenë pjesë.