Adhurim Uka është një profesionist i financës me mbi 8 vjet përvojë pune. Ai vepron si Partner Menaxhues në Acconte, ku ka detyrë zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e klientëve nga fusha e konsulencës tatimore si dhe auditimit; ndërsa më parë ka qenë Drejtor Financiar në grupin e kompanive Jaha. Ai ka një përvojë të gjerë në raportimin financiar, buxhetimin dhe parashikimin, menaxhimin e financave dhe thesarit si dhe në planifikimin dhe pajtueshmërinë tatimore.