Aferdita Hyseni

Afërdita Hyseni, ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Punon në  Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) që nga viti 2010. Dy vitet e para ka qenë e angazhuar si asistente e Auditores së Brendshme, në zyrën e Auditimit në EULEX, pastaj si asistente në Qendrën e Intelegjencës Financiare dhe që nga viti 2014 është e angazhuar si asistente në departamentin e Regjsitrimit dhe Arkivës së EULEXit. Në vitin 2009-2010 ka qenë e angazhuar si kontabiliste në Procredit Bank Prishtinë. Prej 2000-2009 ka qenë e angazhuar në Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) me titullin Asistente Administrative në Departamentin e Gjuhës. Është antare e ShKÇAK dhe mban titullin Kontabilist I Çertifikuar.