Valton Tytynxhiu

Valton Tytynxhiu punon si Kontabilist Rajonal në kompaninë Turkish Airlines. Pozita e tij përfshinë shërbimet e kontabilitetit në shtetin e Kosovës, Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Ai ka përvojë shumëvjeçare në organizata ndërkombëtare dhe vendore si në Agjencinë Kosovare e Mirëbesimit (AKM) në pozitën Zyrtar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve si dhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) si Zyrtar për Likuidim, në UNMIK, OSCE etj. Ka mbaruar studimet master në Fakultetin Ekonomik - drejtimi Kontabilitet dhe Auditim si dhe Bachelor në Administrim Biznesi. Është anëtar i ShKÇAK dhe mbanë titujt Kontabilist i Çertifikuar dhe Specialist i Insolvencës.