Adrian Alo

Karrierë dinamike dhe lidership i dëshmuar në banka dhe mikrofinancë në Kosovë me fokus në financa, thesar, menaxhim të rrezikut, kontrollë të brendshëm, pajtueshmërisë dhe qeverisjes së korporatave. Përvojë në planifikimin strategjik financiar, në gjendje të shndërrojë vizionin e biznesit në qëllime dhe objektiva, i aftë të udhëheqë dhe motivojë njerëzit drejt suksesit, drejt rritjes dhe fitimit të biznesit. Si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEP Trust kontribuoi në kthesën e biznesit drejte rritjes duke fituar pjesën me te madhe te tregut dhe siguruar vendin e liderit te tregut ne Kosovë . Veçanërisht i fortë në negociimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të biznesit me partnerët e biznesit. I vendosur për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojën e stafit profesional dhe përmes shërbimeve të këshillimit të vlerës së shtuar si kontabilitet, financa korporative, planifikim biznesi, transaksione investive, vlerësime kapitali, qeverisje korporative dhe kontrollë të brendshëm për palë të ndryshme. Vazhdon të kontriboj me shërbime profesionale me përgjegjësi shoqërore për Shoqërinë e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës si dhe si kryesues i komisionit te financave ne Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës -AMIK. Është anëtar i ShKÇAK dhe mbanë titujt Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar dhe Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare