Blerim Haliti

Blerim Haliti punon si analist, kontabilist dhe këshilltar tatimor për subjekte afariste që zhvillojnë aktivitet në industrinë e ndërtimeve në Kosovë. Ai është anëtar i Bordit Drejtues dhe Kryesues i Komitetit të Auditimit në kompanin e sigurimeve “Sigkos” SH.A., si dhe që nga vitit 2012 është i angazhuar nga AKP në administrimin, riorganizimin dhe mbikëqyrjen e Ndërmarrjes Shoqërore “Trepça”. Ka kryer studimet master në Administrim të Biznesit në Universitetin Sheffield dhe si i çertifikuar në Menaxhimin e Sistemeve Informative nga UEJL, angazhohet që kontributi i tij të jetë më gjithëpërfshirës në mbështetje të drejtuesve të ndërmarrjeve. Është anëtar i ShKÇAK-së dhe mbanë titullin Kontabilist i Çertifikuar.