Lindita Matoshi Ibrahimi

Lindita Matoshi Ibrahimi është anëtare e Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2016-2018, në pozitën Arkëtare, përgjegjëse për aprovim të buxhetit dhe pasqyrave financiare dhe si anëtare e Këshillit i propozon ndryshimet në statutin e Shoqatës dhe drejton dhe i konsulton komisionet përkatëse të Shoqatës për zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve të Shoqatës. E ka një përvojë 12 vjeçare në sektorin bankar për raportim financiar. Duke qenë udheheqëse e njësisë për raportim financiar në Raiffeisen Bank, aktivitetet e saj përfshijnë raportimin konform standardeve ndërkombëtare të raportimit SNRF dhe rregullatorit, si dhe zbatimin e ndryshimeve të vazhdueshme të standardeve ndërkombëtare. Është Auditor i Çertifikuar, ka kryer studimet master në Universitetin e Londrës dhe mban titullin PMP nga Project Management Institute.