Kadrush Çollaku

Kadrush Çollaku është pronar dhe drejtor në firmën “K&M” Shërbime Kontabiliteti dhe Auditimi. Është profesionist për kontabilitet dhe auditim dhe angazhohet në disa biznese në degë të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. Ka përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, auditimit, financave dhe edukimit. Ka kryer Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe studimet master në Wirtschaftsuniversität – Wien, në Austri. Mban titullin Mag.rer.soc.oec., Kontabilist dhe Auditor i Çertifikuar dhe është i licencuar si Auditor Ligjor.