Elvira Ibrahimi Hoti

Elvira Ibrahimi Hoti është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e kompanisë Victoria Accounting House që nga viti 2016. Ajo ka eksperiencë 12 vjeçare në fushën financiare dhe të kontabilitetit, prej të cilave gjashtë vite udhëheqëse e Departamentit Financiar në KS ILLYRIA LIFE.

Ajo gjithashtu është e angazhuar në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK)në cilësinë e Kryesueses së Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë dhe herë pas herë angazhohet si ligjëruese asistente. Ajo aktualisht është e angazhuar edhe në K.S. SIGURIA SHA, si Anëtare e Bordit Drejtues dhe Kryesuese e Komitetit të Auditimit në të njejtën kompani. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, ndërsa është anëtare aktive e SCAAK që nga viti 2006.Në vitin 2013 ajo ka fituar thirrjen Kontabilist i Çertifikuar, ndërsa në vitin 2017 ka fituar thirrjen Auditor i Çertifikuar.


Znj. Ibrahimi-Hoti e ushtron detyrën me pasion dhe profesionalizëm të lartë duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar – resurs ky shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve kualitative. Ndjek vazhdmisht trajnime profesionale për të qenë çdo herë e azhurnuar me të rejat dhe standardet e profesionit.