Burim Zagragja

Burim Zagragja ka qenë anëtar i Këshillit të ShKÇAK-së në mandatin 2016-2018 dhe mbanë titullin Auditor i Çertifikuar. Është edhe anëtar i komisioneve të ndryshme në kuadër të Shoqatës. Me kontabilitet dhe tatime merret që nga viti 1991. Është përgjegjës kryesor në Telekomin e Kosovës për tatime si dhe konsulent kontabiliteti dhe i tatimeve në një firmë kontabiliteti. Është angazhuar në diskutime publike për projektligjet dhe udhëzimet administrative të sferës tatimore dhe të sferës ekonomike më gjerë.