Arbër Hoti

Arbër Hoti është Udhëheqës i Departamentit të Kontrollit të Cilësisë në ShKÇAK, ku është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e sistemit të sigurimit të cilësisë për anëtarët e ShKÇAK-së. Gjatë përvojës së tij në Shoqatë, ka kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e programeve çertifikuese të ShKÇAK-së në fushën e auditimit të brendshëm, auditimit të jashtëm dhe auditimit të sektorit publik. Është anëtar i bordit të Këshillit Kosovar për Raportim Financiar dhe është anëtar i Komisionit për Standarde Profesionale dhe i Nën-komisionit për Tatime të ShKÇAK-së dhe për disa vite me radhë, është pjesë e programit për reforma në raportim financiar, auditim dhe edukim për kontabilitet dhe auditim - EU-REPARIS, të Bankës Botërore. Është ligjërues në programin çertifikues të ShKÇAK-së dhe është asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ka përvojë disavjeçare në auditim me firmën e auditimit KPMG.  Ka kryer studimet master në Universitetin Shtetëror të Arizonës (Arizona State University). Është anëtar i ShKÇAK-së, mbanë titullin Auditor i Çertifikuar dhe është doktorant në Universitetin e Prishtinës.