Fitim Raci është Udhëheqës i Departamentit të Auditimit të Brendshëm në Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.a., ku është përgjegjës për të dhënë siguri objektive dhe këshilla për menaxhmentin, për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimtarinë e Kompanisë. Ai është angazhuar për të udhëhequr dhe drejtuar të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm. Poashtu ai ka përvojë disa vjeçare në kontabilitet dhe auditim me firmën e auditimit Grant Thornton L.L.C. Ka ndjekur shumë trajnime dhe mundësi të zhvillimit profesional në fushën e auditimit, financave, menaxhimit, komunikimit, prokurimit etj.
Ka kryer studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,Fakulteti Ekonomik. Është anëtar i ShKÇAK-së, mbanë titullin Auditor i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar dhe është Phd kandidat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,Fakulteti Ekonomik dhe në përfundim të çertifikimit si Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare.