Vullnet Shabani

Vullnet Shabani është një ndër themeluesit e kompanisë Fa Consulting, kompani që aktivitet kryesor ka ofrimin e shërbimeve financiare dhe të kontabilitetit. Ai ka përvojë mbi 10 vjeçare në fushën e financave, të kontabilitetit financiar dhe kontabilitetit menaxherial, veçanërisht në projekte ndërtimore. Nga viti 2019 është i angazhuar edhe në fushën e auditimit në një kompani vendore të auditimit.

Ka kryer studimet baçelor dhe master në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës. Është anëtar i ShKÇAK-së dhe mbanë titujt Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar.