Si t’i mbështesim Firmat e Vogla dhe të Mesme të Auditimit (SMP) të së ardhmes

2019-05-20 - 11:47

Firmat e Vogla dhe të Mesme të Auditimit (SMP) në botën e sotme e cila po ndryshon shpejtë janë duke u  përballur me shumë sfida. Përdorimi i  teknologjive digjitale, të cilat do të zëvendësojnë shumë role hyrëse në profesion dhe po ndryshojnë mënyrën e shpërndarjes së disa shërbimeve tradicionale, siç është auditimi. Rregullimi dhe derregullimi gjithashtu kanë një ndikim në SMP-të. Për shembull, derregullimi në biznes nëpërmjet futjes ose ngritjes së pragjeve të auditimit, ka çuar në ndryshime në ofrimin e shërbimeve tradicionale të auditimit nga firmat e kontabilitetit dhe auditimit. Përveç kësaj, ka një rritje të konkurrencës midis kontabilistëve/auditorëve dhe profesioneve të tjera. SMP-të gjithashtu ballafaqohen me sfida në lidhje me tërheqjen dhe mbajtjen e stafit të nevojshëm të kualifikuar, dhe duke iu përgjigjur konkurrencës nga firmat më të mëdha që kërkojnë të hyjnë në tregun e shërbimeve të SMP-ve tani dhe të fitojnë në biznes me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

Në vitin 2017, Grupi i Edinburgut (GE), një koalicion prej 16 organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit nga mbarë bota, autorizoi  që të bëhen hulumtime për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë që SMP-të dhe Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (OPK) përballen në këtë mjedis të paqëndrueshëm dhe të pasigurt. Hulumtimi i gjerë përfshin një pyetësor të SMP-ve që morri 1,906 përgjigje nga 52 vende, një pyetësor dhe intervista me stafin e OPK-ve në GE, dhe një seri studime rastesh të SMP-ve. Gjithashtu, ai mbështetet në literaturën ekzistuese profesionale dhe akademike mbi SMP-të. Gjetjet, duke përfshirë rekomandimet për OPK dhe SMP, janë paraqitur në raportin e janarit 2019, 'SMP –të e së ardhmes në një botë në ndryshim'.
 
Gjetjet tregojnë se SMP-të në mbarë botën presin që faktorët e mjedisit të vazhdojnë të paraqesin  sfida dhe mundësi për praktikat e tyre në të ardhmen. Megjithatë, SMP-të kanë qasje të kufizuar në burimet, rrjetet dhe ekspertizën e nevojshme për të investuar vazhdimisht në vlerësimin e pasojave të ndryshimeve të pandërprera mjedisore që ndikojnë në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit.
 
Mangësitë në përgjigje
Hulumtimi i SMP-ve zbuloi se një minoritet shqetësues i të anketuarve të SMP-ve nuk janë duke adresuar sfidat dhe/ose duke përfituar nga mundësitë që lidhen me ndryshimet mjedisore. Për shembull, praktikat që përballen ose që presin të përballen me sfidat që lidhen me teknologjitë digjitale, 26% nuk ​​u përgjigjen dhe nuk kanë plan t'i përgjigjen këtyre sfidave. Përveç kësaj, 22% e SMP-ve nuk kanë përfituar dhe nuk kanë plane për të përfituar nga mundësitë që lidhen me teknologjitë digjitale.

Në mënyrë të ngjashme, praktikat që përballen ose presin të përballen me sfidat që lidhen me rregullimin ose derregullimin, 23% nuk ​​u përgjigjen dhe nuk kanë plan t'i përgjigjen këtyre sfidave. Ndërkohë, 17% e SMP-ve nuk kanë përfituar, dhe nuk kanë plane për të përfituar nga mundësitë që lidhen me rregullimin ose derregullimin.

SMP-të duken shumë pasive në lidhje me përvetësimin e mundësive të reja: 30% e të anketuarve gjatë hulumtimit të SMP-ve thanë se firma e tyre 'rrallë' ose 'kurrë' nuk kërkon tregje dhe mundësi të reja për të nisur shërbime të reja.

Roli i OPK-ve
Hulumtimet e mëparshme kanë konstatuar se Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (OPK) luajnë tre role primare. Ato krijojnë një hapësirë ​​për ndërveprim midis anëtarëve, përfaqësojnë publikisht anëtarët e tyre dhe monitorojnë pajtueshmërinë e anëtarëve me pritjet e OPK-ve. Shumica e OPK-ve fokusohen në të fundit - por hulumtimi i GE tregon se për të mbështetur profesionin e kontabilitetit dhe auditimit siç duhet, ata duhet të ndërmarrin aktivitete koherente në të tre fushat.
 
Në veçanti, për shkak të burimeve të tyre të limituara, SMP-të presin që OPK-të të luajnë një rol pro aktiv në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes në adresimin e sfidave dhe mundësive që lidhen me një botë në ndryshim. Për shembull, SMP-të kërkojnë mbështetje në lidhje me zhvillimet në teknologjitë digjitale dhe ndryshimin e rregullave. Hulumtimi i GE-së zbuloi se shumica e OPK-ve që nga viti 2013 kanë hartuar udhëzime dhe mjete për të mbështetur anëtarësinë e tyre të SMP-ve në adresimin e sfidave dhe mundësive specifike për juridiksionin e tyre, siç janë mjetet për raportim të integruar ose të menduarit të integruar, softuerë auditimi i përshtatur për SMP ose mjete të lidhura me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Megjithatë, mund të bëhej më shumë.
 
Rekomandime për OPK
Raporti i GE rekomandon që SMP-të duhet të segmentojnë anëtarësinë e tyre në mënyrë që të kuptojnë më mirë nevojat e anëtarëve të tyre (SMP). Ata gjithashtu duhet:

  • Të jenë pro aktiv në parashikimin dhe kuptimin e zhvillimeve në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit dhe të mbështesin SMP-të në marrjen dhe/ose zhvillimin e shkathtësive të nevojshme tani dhe në të ardhmen për të përmbushur pritjet gjithnjë në ndryshim dhe nevojat e klientëve të tyre;
  • Të ndihmojnë SMP-të të identifikojnë dhe adresojnë sfidat dhe mundësitë kombëtare dhe rajonale;
  • T’ju ofrojnë anëtarëve të tyre të SMP-ve këshilla për menaxhimin e praktikave të tyre;
  • Të marrin parasysh mbështetjen e inovacionit të SMP-ve për shembull duke ofruar shërbime dhe duke futur kualifikime dhe çertifikime të reja;
  • Të promovojnë, inkurajojnë dhe lehtësojnë rrjetëzimin ndërmjet SMP-ve dhe NVM-ve;
  • Të bashkëpunojnë me kompanitë e TI për të krijuar dhe zgjeruar ndërgjegjësimin e teknologjive të reja ndërmjet kontabilistëve/auditorëve;
  • Të mbështesin dhe përfaqësojnë publikisht profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, për shembull, duke bashkëpunuar me agjencitë qeveritare përkatëse dhe duke mbështetur iniciativat me universitetet dhe shkollat ​​e mesme për të ngritur vetëdijen për mundësitë në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit.

Rekomandime për SMP-të
SMP-të duhet të ndërmarrin hapat e tyre për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të suksesshme. Raporti i hulumtimit të GE rekomandon që ata:

  • Të jenë pro aktiv në parashikimin dhe kuptimin e zhvillimeve në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit dhe të mbështesë SMP-të në marrjen dhe/ose zhvillimin e shkathtësive të nevojshme tani dhe në të ardhmen për të përmbushur pritjet gjithnjë në ndryshim dhe nevojat e klientëve të tyre;
  • Të ndihmojnë SMP-të të identifikojnë dhe adresojnë sfidat dhe mundësitë kombëtare dhe rajonale;
  • T’ju ofrojnë anëtarëve të tyre të SMP-ve këshilla për menaxhimin e praktikave të tyre;
  • Të marrin parasysh mbështetjen e inovacionit të SMP-ve për shembull duke ofruar shërbime dhe duke futur kualifikime dhe çertifikime të reja;
  • Të promovojnë, inkurajojnë dhe lehtësojnë rrjetëzimin ndërmjet SMP-ve dhe NVM-ve;
  • Të bashkëpunojnë me kompanitë e TI për të krijuar dhe zgjeruar ndërgjegjësimin e teknologjive të reja ndërmjet kontabilistëve/auditorëve;
  • Të mbështesin dhe përfaqësojnë publikisht profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, për shembull, duke bashkëpunuar me agjencitë qeveritare përkatëse dhe duke mbështetur iniciativat me universitetet dhe shkollat ​​e mesme për të ngritur vetëdijen për mundësitë në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit.

Hulumtimi është bërë nga Donna L. Street, Catalin Albu, Nadia Albu and Sarah Webber.

Artikull i shkruar nga: Eamonn Siggins – Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Sektorit Publik në Irlandë dhe Këshilltar Teknik në IFAC dhe Jamie Lyon – Drejtor i Njohurive Profesionale në ACCA.