ShKÇAK pjesëmarrëse në edicionin e 4-të të Komunitetit për Edukim Profesional (EduCoP)

2019-04-08 - 05:56

Përfaqësues të ShKÇAK-së morrën pjesë në punëtorinë e edicionit të 4-të të Komunitetit për Edukim Profesional (EduCoP), e cila u organizua nga Qendra e Ekselencës në Financa (QEF), në Lubjanë.

Punëtoria dyditore mblodhi përfaqësues nga Universitete dhe Organizata Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (OPK) për të shqyrtuar më tej zhvillimin cilësorë të Kontabilitetit dhe Auditimit të Sektorit Publik, në vendet pjesëmarrëse.

Gjatë ditës së parë të punëtorisë, përveç Fondit Monetar Ndërkombëtarë i cili paraqiti dokumentin e tij mbi Zbatimin e Kontabilitetit Akrual në Sektorin Publik, u mbajt edhe paneli për diskutim mbi anëtarësimin e kontabilistëve dhe auditorëve të sektorit publik në OPK. Pjesë e këtij paneli ishte Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK-së Znj. Ardiana Bunjaku e cila diskutoi mbi aftësitë e nevojshme për kontabilistët dhe auditorët e sektorit publik, përgjegjësinë institucionale të OPK-ve dhe Qeverisë mbi zhvillimin e këtyre aftësive, dhe qëndrueshmërine e profesionit në sektorin publik.

Më tutje, Udhëheqësja e Departamentit Profesional të ShKÇAK-së Znj. Edona Perjuci Uka prezantoi para pjesëmarrësve strategjinë dhe planet e veprimit në nivel të vendit (SPVV) për t’u përgatitur për ToT në Kontabilitetin dhe Auditimin e Sektorit Publik në Kosovë.

Punëtoria po ashtu përfshiu një sesion pune ku pjesëmarrësit patën mundësi të ngrenë pyetje specifike në lidhje me mundësinë për të përmirësuar më tej strategjinë dhe planet e veprimit në nivel të vendit (SPVV) për t’u përgatitur për ToT të planifikuar për fazën e dytë të programit PULSAR.